Cili eshte kuptimi “Ulqinak e burr aspak” nga Haxhi Zeneli

March 21, 2017   | Bota, Lajmet / Vijesti
haxhi-zeneliNga: Haxhi Zeneli
“ULQINAK E BURR ASPAK”!

Një thënje,po thuajse e dëgjuar nga shumica e shqiptarëve,e cila përdorët nga  populli ynë,por në të vërtetë shumica nuk dinin se nga erdhi,kush e shpiku,për  kend ishte fjala?.Pra në këtë shkrim dua të shpjegojë të vërtetën e kësajë  historie,pasi që kjo thënje kishte kaluar kufijt e vendeve tona. Një ditë në vendin e punës,një bashkëpuntor me kombësi kroate,që punonim një  kohë të gjatë së bashku,vjen tek unë,duke buzqeshur,dhe mu drejtue me këto fjalë:”Ulqinak e burr  aspak”!,dhe pastaj më pyet:”se çka do të thotë kjo?,të cilat i kishte të shkruara në një letër,që mesiguri ja  kishte shkruar ndonjë shqiptar.Dhe unë buzqesha,duke i thënë se:ai që ta ka thënë mesiguri që nuk e njef  historin e kësajë thënje,sepse e verteta është ndryshe!, dhe i shpjegova historin e kësajë thënje. Dhe ai pasi dëgjojë rrëfimin tim,më tregojë se diçka të ngjajëshme kishte edhe në bregdetin e ti  kroat.

Duke mos e kuptuar shumica e shqiptarëve historikun e kësajë anekdote,që shpesh herë të tjerët e  përdorin për ti përqeshur ulqinakët,as që janë në dieni se për çka ishte fjala,sepse asgjë nuk ka të bëjë  me burrërit e këti populli.Dhe ko ndodhë,për shkak se Ulqinit ju është muhuar e drejta e historia,që nga  viti 1912,dhe që nga ajo ditë nuk është guxuar të flitët për heroizmin e banorëve të këti qyteti  legjendar.Kështu që shqiptaret e viseve të tjera mund të themi,se nuk e kanë njohurin për këtë qytet dhe  popullin e ti.Shqiptarët kanë vizituar këtë qytet vetëm gjatë verës,dhe pak janë interesuar për historin e  këti qyteti të lashtë.Qyteti i cili asnjëherë nuk u gjunjëzue para shumë okupatorëve,të cilët erdhën,kaluan  dhe shkuan,që nga romakët, venedikasit, turqit, italianët, sllavët.

Qyteti dhe banorët e Ulqinit,mund të  shërbejn si shembull,se si iliro/shqiptarët i ruajtën këto troje nga pushtuesit e tyre me një heroizëm të  pashoq,gjatë tërë këtyre shekujve brutal ndajë këti populli,ku ende edhe sot nuk po ja ndajn  “zullumin”,gjithnjë për ta asimiluar dhe dëbuar popullin e këti qyteti nga vendi tyre. Trimat dhe burrat që mbrojtën këtë qytet mijra vjeçar ishin shumë,që asnjëherë nuk guxoheh të  hulumtohej nga historianet e këti vendi,por u mbajt nën baltën e sllavo komunistëve serbo/malazez.Por  kjo nuk ndalojë që këto heroizma mesheftazi populli ti shënojë në vargjet e këngëve epiko/legjendare,siç  ishin këngët të ashtuquajtur në popull,bajlozët e detit,që dilnin nga deti për të okupuar këto vise,pikrishtë  ishte vendi i ulqinakëve,sepse Shqipëris rreziku vinte nga deti,pra aty ishin ulqinakët si portë mbrojtëse e  trojeve të Shqipëris së Veriut.Atyre u janë thurur këngë të ndryshme për heronjët e këtyre luftarëve,siç  ishin:Haxhi Aliut,Hysen Reizit,Selim Shurdha,Gut Hazizi,Cafa Begu,Hodo Begu,e shumë të tjerë,në luftrat  heroike për mbrojtjën e Ulqinit që mos ti jepëj Malit të Zi në Qershor të vitit 1880,ku çeta e ulqinakëve prej  1500 luftëtarëve në malin e Muzhurit,në krye me Haxhi Mehmet Becin dhe Mehmet Begun,këto te dy nga  Ulqini,bashkë me malsorët nga të dyja anët e lumit Buna,mandej kryekomandanti i anamalsëve nga  Shasi legjendar, Dul Mehmetin bashkë me Jakup Bajraktarin që vuen kufirin aty ku bukës i thonin  Bukë,së bashku me vëllezërit e tyre të një gjaku nga të gjithë trojet shqiptare që erdhën në ndihme për të  mbrojtur këtë qytet legjendar.Pra për këto heronj që qëndruan në istikame kundra shumë  okupatorëve,shumë pak u shkru dhe u publiku për historin e tyre.

Sepse shteti komunist nuk lejonte të  publikohët kjo histori e këtyre patriotëve ulqinak,kështu që u mbajt në heshtëje.Por ky epitet i ngjitur  kësajë popullate,jo që nuk ishte e vërtetë,por ishte e dëmshme,jo patriotike dhe armiqësore,për ta treguar  këtë popull shumë të dobët ashtu siç e donte armiku.Epitetit jo korrekt, “ulqinak e burr aspak”, ju veshë  ulqinakëve nga shqiptarët që vinin ti kalonin pushimët në bregdetin e këti qyteti.Ku ky qytet gjatë sezonit  veror,vizitohët nga një numër shumë i madhë i pushuesëve,bile nganjëherë,më tepër se ka  kapacitetin.Kështu që nga pamundësit për ti akomoduar të gjithë këto njerëz,nganjëherë kanë ndodhur  moskorrektësi me palët.Sepse këtu gjatë sezonit veror,flitët vetëm gjuha e biznesit,dhe përfitimet që  duheshin të sigurohën,për të kaluar tri stinët tjera,që s’kishin se si ti siguronin por jetonin me fitimin e  verës nga turistët. Ulqinaket ishin një popull që me anijet e tyre,kishin shetitur Botën.

Në fakt me daljën e tyre prej kohësh në  vendet tjera,ata u njohën me kultura të ndryshme të vendeve që vizitonin,qysh në kohët e herëshme, dhe  ulqinakët përfituan nga kjo shumë:si në gjendjen ekonomike ashtu dhe kulturore,që ata këtë eksperiencë  e sollën edhe në qytetin e tyre. Pikrisht këtu lindi edhe një thënje tjetër popullore:”Më mirë i shetitur se i ditur”.Prandaj ulqinakët ishin  njerëz të detit dhe të Botës,ku me anijet e tyre u bënë shumë të njohur,si detar të shquar edhe në vende  të tjera të botës,ku ata bënin tregëti.Ulqinakët ishin detar dhe ata jetën e tyre ja kushtuan detit.Dhe  pikrisht nga këtu rrjedhë thënëja e lartëpërmendur.Kjo thënje:”Ulqinak e burr aspak” ka krejtë një histori  tjetër dhe asgjë s’ka të bëj me burrërin e këtyre banorëve.

Ngjarëja ka ndodhur kështu ,sipas Isa Alibalit që  shënon në librin e ti”Në Shkodër të gjithë këndojnë”. Njëherë një djali ulqinak,prindërit e ti e fejojnë në Shkodër,ku dhe martohët.Sipas traditës shkojnë e  marrin nusen dhe e bin në shtëpi të dhëndërrit në Ulqinit.Mirpo dhëndërri ulqinak i cili ishte detar,ai  qëndron me nusën e posa martuar shumë shkurt,dhe pastaj i kthehët detit,sepse kjo ishte puna e  tyre.Mirpo detit thonin ulqinakët se nuk i dihët,sepse nisesh në një rrugë dhe kështu mund të dal edhe një  rrugë tjetër,dhe mund të vonoj puna.”Dhëndërri i ri”ulqinak vonohët disa muej për tu kthyar tek nusja e  tij.

Nusja e cila ishte duke pritur që po i kthehëj bashkëshorti,dalngadalë ka nisur të humbiste durimin,dhe  një ditë nga ditët nusja vendosë të kthehët tek familja e sajë në Shkodër.Me të mbrrijtur tek familja e  sajë,ate e pyesin:”He moj bijë,çka ka ndodhë, përse erdhe? -Bija ju përgjigjët prindërve,duke ju thënë se:”Ulqinak e burr aspak”.Prindit s’po koptojnë se çfarë donte të  thoshte me këtë fjali,dhe pyesin atë të ju shpjegojë?,vajza ju shpjegon se:Po të marrësh djalë ulqini,je pa  burr fare,sepse ata shkojnë në deti me muaj të tërë,kështu që je pa burr aspak.Ata martohën me  detin,shkurt:”Ulqinak e burr aspak”,pra kjo ishte historija e kësajë thënje.

Ja dhe një këngë për luften e Ulqinit,duke luftuar me forcat Osmano/turke,që i dorzuan këtë qytet Malit të Zi,ku kënga thotë kështu: 

Njaj Haxhia i Mehmet Becit,
Me Ierin e Levrezit,
Selim Shurdha ushtar i detit,
Gut Hazizi e Malush Fici,
Me sa tjerë Ali Baliqi,
Trime t’njoftun n’atë qytet,
Thon se pushka nuk i vret,
Rrkajë po bien anadollakët,
Kurë i vrasin ulqinakët.. ….

Mars/2017