Gecaj u takua me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu

March 22, 2017   | Politika

Gecaj-Nimanbegu-DurmishiZëvendësministri Bajram Gecaj u takua me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu

I shoqëruar nga Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, z. Skender Durmishi, Zëvendësministri i MAPL-së, z. Bajram Gecaj u takua edhe me Nënkryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, z. Genci Nimanbegu me të cilin gjithashtu biseduan për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Të dyja palët u dakorduan për bashkëpunim të ndërsjellë mes dyja vendeve në veçanti për fushat e përbashkëta që lidhin të dyja vendet në procesin e integrimit evropian. 

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal