Musa Gjoka Intervistë me z. Shefika Gjoni – Video

March 22, 2017   | Intervista / Intervju

Musa GJOKA INTERVIJU ME z. SHEFIKA GJONIKryetaria e degës së shoqatës “Rrjeti global i gruas shqiptare” për Malin e Zi, Shefika Gjoni tha për intervistë, se përmes këtij projekti angazhohemi për kushtëzimin e integrimti të Malit të Zi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe formimin e qeverisë, në aspektin e realizimit të të drejtave të plota të shqiptarëve sipas të drejtave të vet asaj bashkësie, pjesë e së cilës Mali i Zi pretendon të bëhet.

Se çfarë ashtë “Pozita e shqiptarëve në prag të integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian”.
Në fjalën hyrëse, kryetarja e degës së Rrjetit Global të Gruas Shqiptare për Malin e Zi, Shefika Gjoni, ka thënë se pozita e shqiptarëve në Mal të Zi vazhdon të jetë shqetësuese edhe në shekullin XXI.
“Shqiptarët në Mal te Zi nuk po arrijnë të realizojnë as minimumin e të drejtave elementare si popull autokton, të drejta këto të parapara edhe me Kushtetutën e Malit te Zi dhe të garantuara me konventat ndërkombëtare”, ka thënë ajo, duke konstatuar se “shqiptarët në Mal të Zi kishin më shumë të drejta ligjore në vitet ‘90 të shekullit të kaluar sesa sot”.
Gjoni ka theksuar se është momenti i fundit që t’u tërhiqet vëmendja përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve se vazaliteti nuk është metodë për të fituar të drejtat që na takojnë, siç janë e drejta për përfaqësim proporcional në Kuvendin e Malit të Zi, qeveri dhe organet tjera shtetërore, e drejta e shkollimit në gjuhën ametare në të gjitha nivelet.
Ajo ka thënë se është momenti i faktorizimit të shqiptarëve duke vendosur kushte dhe kërkesa për fomimin e shumicës së re qeverisëse.  i.k.

YouTube Preview Image