Shoqata e të verbërve fiton përkrahje nga komuna Ulqinit

March 22, 2017   | Rajoni / Region

Veselin Joketiq-Nazif Cungu-UlqinKryetari i Komunës së Ulqinit, z.Nazif Cungu, priti sot në një takim z.Veselin Joketiq –kryetar i Shoqatës Ndërkomunale të Personave të Verbër dhe me të Pamë të Dobësuar të Ulqinit dhe Tivarit.

Komuna e Ulqinit do te perkrahe Shoqaten e te  verberve  dhe aktivitete  e saj.

 Kryetari I Ulqinit Nazif Cungu  priti Kryetarin e Shoqatës të të Verbërve  per komunat Ulqin Tivar  Z. Veselin Joketiq.

Cungu falenderoi per vizitën  dhe u njoh  nga afër  me aktivitetet e Shoqates  që është aktive në mbrojtjen e të drejtave  të të verbërve dhe që tubon  mbi 70 persona të tillë nga Tivari dhe Ulqini.

Ne takim u tha po ashtu  se  shoqata ka nevoje  për ndihmë dhe partneritet .

Cungu dhe me këtë rast u shpreh I gatshem për  ndihmë   edhe për angazhim permanent te komunes në mbrojtjen e të drejtave  të personave të tillë.

Ai po ashtu theksoi se duhet pare mundesine edhe te suvensioneve te tjera per kete kategori, respektivisht ndihmave dhe asistencave gje qe u pershendet nga Z. Joketiq.

Veselin Joketiq-Nazif Cungu-Ulqin-1