Cungu: Aprovohet ligji për Tuzin, Komunë e Plotë

March 23, 2017   | Lajmet / Vijesti

Gjukanoviq-CunguMe këtë rast kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, në faqën e tij të Facebookut njofton se sotë u aprovua ligji per Komunën e plotë të Tuzit ku thuhet

Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

 

Qeveria voton ligjin: Tuzi, Komunë e Plotë

Autor: Lajme.me

Sot ne mbledhjen e qeverisë u aprovua Ligji për organizimin Territorial ku Komuna e Tuzit parashikohet te jetë komunë e plotë. Ky ligj do të shkojnë në parlament ku pritet edhe aprovimi nga ana e Kuvendit të Malit të Zi me të cilën Komuna e Tuzit do të behet Komunë Plotë.

Kjo është edhe një dëshmi që marrëveshja e koalicionit “Shqiptaret e Vendosur”  është duke u realizuar pasi që ishte një ndër kërkesave më të rëndësishme të marrëveshjes së koalicionit.  Me këtë shqiptaret do të përmbushin një nga aspiratat me te mëdha Kombëtare, te kenë Komunë të plotë të Tuzit.

Pas komunës së Ulqinit, Tuzi të jetë komuna e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi.