Gjonaj: Tjetërsimi i trashëgimisë kulturore shqiptare

March 24, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Historia e Shasit-e-manipulluarNga Gjekë Gjonaj

“ Sipas një interpretimi , qytetarët e qytetit Shas, të pasur dhe fetarë, pranë shtëpive të veta kanë ndërtuar tempujt ( kishat) për t’i kryer më lehtë ritet fetare, por aty , gjthashtu , i kanë varrosur edhe udhëheqësit  e kishës dhe pjesëtarët e  aristokracisë.  Legjenda tjetër interesante  për “ qytetin e 365 kishave “ lidhet me princin Vladimirin, personalitetin e parë të shquar të historisë malazeze, dhe bashkëshorten e tij  Kosarën”.

“…Një natë në vit, në vendin e qytetit të dikurshëm, mbahet takimi i shpirtravetë të gjithë sundimtarëve të mbretërisë së Duklës…”

Këto janë vetëm disa pjesë të shkëputura për  Shasin nga broshura  propagandistike qëllimkeqe  e  Organizatës Joqeveritare “ Green Home” nga Podgorica , që ka shkaktuar revoltë tek popullata vendase dhe reagime të ashpra  të  shoqatave  dhe institucioneve kulturore  në Komunën e   Ulqinit.

Me teza të këtilla  krejt antishqiptare, shtrembërim të     fakteve historike e dashakeqësi shqiptarët janë mësuar historikisht. Përpjekjet për të promovuar si të vërtetë gënjeshtrën, falsifikimin, përpjekjet për ta ndërruar të vërtetën lidhur me historinë dhe traditën kombëtare të shqiptarëve, nuk janë të reja as të kohës sonë. Përpjekjet e tilla i kanë bërë dhe po bëjnë dy qendra të specializuara antishqiptare në Ballkan, që selitë e tyre i kanë kryesisht në Beograd dhe në Athinë.  Për fat të keq  historianët sllavë  në emër  të “së vërtetës historike” edhe sot vazhdojnë  të shpalosin  teza të këtilla antishqiptare, duke i thënë gjithnjë  të bardhës të zezë dhe të zezës të bardhë, pa asnjë fakt historik.

Shqiptarët  edhe pse tashmë    janë   “ ngopur”   me këto të pavërteta historike kur është fjala për deformimin e historisë, nuk kanë se si të mos ua venë veshin  tezave të këtilla, të cilat synim parësor kanë humbjen e identitetit tonë kombëtar.  Ndaj, përgjigjja jonë  duhet të jetë  më se e duhur dhe e merituar. Sepse, çdo qyytetar i ndershëm e ka për detyrë ruajtjen e historisë dhe kujtesës historike të vendit dhe nuk duhet të bjerë viktimë e këtyre  përpjekjeve  për  tjetërsimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Burimet kishtare kanë shënuar me kalendar të rregullt gjithcka që ka ndodhur në këtë qytet prej shekullit të 8-të deri në shekullin e 17-të. Historianët dhe arkeologët  shqiptarë dhe të huaj , të cilët janë marrë seriozisht  me historinë  e Shasit legjendar   kanë vërtetuar se  në këtë vend, ku ndodhen 365 kisha aq ditë sa ka mot-moti,   nuk ka gjurmë  qoftë edhe Bizantine.  Ata madje  kanë shqiptuar se  ajo ështe e njëjtë me kulturën e Komanit, dhe kjo ka rëndësi jo vetëm për historinë e Shasit, por përgjithësisht për historinë e rajonit. Ishte pikërisht trashëgimia ilire e kulturës se Shasit që e trembi shkollën arkeologjike jugosllave  të viteve tetëdhjetë të Beogradit, që  gjetjet  t’i  kthejnë  në një “fond rezervat”.

Në Kushtetutën e Malit të Zi, përcaktohet mbrojtja e identitetit.

Garantohet shprehja, ruajtja, zhvillimi dhe manifestimi në publik i veçantisë nacionale, etnike e kulturore. Siç garantohet, të paktën në letër.

Mirëpo përpjekja për të trilluar një histori të paqenë,  kur është fjala për  trashëgiminë  kulturore të shqiptarëve,   nuk i shërben mirëkuptimit ,  harmonisë , miqësisë së vërtetë mes popujve . Përpjekjet që interpretimi i historisë të mos bëhet në  funksion të së vërtetës janë të papranueshme dhe shkaktojnë indinjatë nga banorët dhe autoriitetet vendore shqiptare.

Me  tentimet për përvetësimin e Kishave shqiptare  të Shasit, monumenteve tjera  të kulturës dhe pasurisë arkeologjike në trojet shqiptare në Malin e Zi, tentohet të mohohet trashëgimia kulturore shqiptare. Paqja e bazuar në drejtësi është përvojë që u ka ndihmuar shumë popujve të kuptojnë të kaluarën, pa e mohuar atë, pa i fshehur ose shtrembëruar të vërtetat historike. “E vërteta është e padiskutueshme”, pati thënë Winston Churchill-i.