Orë përkujtimore në Ulqin për Diana Rexhën – Video

March 24, 2017   | Lajmet / Vijesti

Orë përkujtimore për Diana Rexhën

Nesër në Ulqin mbahet orë përkujtimore me rastin e vdekjes së profesoreshës së gjuhës angleze e  cila u nda nga kjo jetë para disa ditëve.

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së profesoreshës së gjuhës angleze dhe përkthyeses Diana Rexha, anëtare e shoqatës sonë.

Ora përkujtimore do të mbahet të shtunën, më 25 mars 2017, në orën 11.00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Ulqinit.