Refuzohet bartja administrative e pronës NHT “Riviera e Ulqinit” nga Xhevdet Çapriqi

March 25, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Xhevdet-Capriq-Dzevdet-Capric-Ulcinj-Ulqin“Vijesti”: ÇAPRIQ NUK IA JEP ADËN “RIVIERËS SË ULQINIT”

Ndërmarrja hotelerike turistike “Riviera e Ulqinit” ka dorëzuar ankesën e re në vendimin e Njësisë zonale të Drejtorisë për patundshmëri në Ulqin, me të cilin refuzohet kërkesa e tyre që të ju regjistrohet e drejta e pronësore e tokës në Ishullin e Bunës, shkruan “Vijesti”, raporton portali Ul.info.

Shefi i Kadastrës Xhevdet Çapriq thirret në vendimin e zëvendësit të mbrojtësit të marrëdhënieve pronësore – juridike në bazë të të cilit nuk janë plotësuar kushtet që e drejta e shfrytëzimit të këtij ishull të shndërrohet në të drejtë pronësore, sepse paraqet pasuri natyrore të Malit të Zi në zonën e Të mirave detare.

Siç shkruan “Vijesti”, Ministria e financave si organ i shkallës së dytë ka anuluar vendimin e kadastrës së Ulqinit në këtë rast.

NHT “Riviera e Ulqinit” është shoqëri aksionare ku shteti është pronar shumicë.