Taekwondo Ulqini kryeson me 21 medalje prej tyre me 5 te arta ne Tiranë

March 27, 2017   | Lajmet / Vijesti, Sporti / Sport

Taekwondo Ulqini kryeson me 21 medalje ne TiraneGjatë këtij vikendi me datë 25.03.2017 në Tiranë u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë turne morën pjesë vendet e rajonit me ofro 400 garues. Klubi i Taekwondo-së Ulqini u paraqit me 24 garues dhe një refer. Rezultati për klubin e Ulqinit ishte. Gjithsejt medalje të fituara 21, prej tyre 5 medalje të arta, 7 medalje të argjendëta, 9 medalje të bronzit dhe dy kupa. Në rënditjen e përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini fiton vendin e parë në kategorin Children dhe vendin e tretë në kategorin Cadet.
Me medalje të arta u kurorzuan garuesit:
1. Meris Kollari
2. Fiona Kraja
3. Ardiana Karamanaga
4. Arta Ismailaga
5. Sara Kraja
Me medalje të argjendëta u kurorzuan garuesit:
1. Enes Dushku
2. Muhammed Ukoshata
3. Sumeja Bisha
4. Medina Kanaqi
5. Merisa Malokraja
6. Amella Nuti
Me medalje të bronzit u kurorzuan garuesit:
1. Agon Brisku
2. Egzon Lika
3. Dion Mustafa
4. Mervana Muca
5. Enis Kurti
6. Amell Nuti
7. Amar Bakalli
8. Bledar Kasmi
9. Rinor Jahja
Falenderojmë sponsorët dhe prindërit për përkrahjen e garuesve tanë. Poashtu falenderojmë organizatorin Julian Caca.

Info: Taekwon Do Ulcinj – Ulqini