Nika: Inspektorët e prokurorisë speciale sot sikur prishën atmosferën festive në komunë?!!

March 28, 2017   | Opinione

Ftesa për diten e UlqinitShkruan  Muhamet  Nika

Atmosferën festive  në komunën  e cila mbretëron këtyre ditëve  për Ditë të Ulqinit, ku për  654 ulëset e shtëpisë së kulturës  janë ndarë   mbi 700 ftesa, si duket  e prishën  mysafirët e pa ftuar  nga Podgorica. E themi këtë  nga se  sot sipas burimeve  mirë të informuara  merret vesh se po vazhdojnë  të hulumtojnë  inspektorët , ndërsa  objekt kontrolli   janë financat  e  vitit  2014 – 2015 .

Inshalla  DO ZOTI  që  këto të  “koalicionit të gjerë “ në pushtet , janë “ më  të urtë “ se ata të koalicionit  “të ngushtë” dhe mësojnë  nga gabimet  e tjetrit  e jo  nga gabimet e veta.

Sipas neve , si do që të  jetë puna me pak fjalë , do t’i binte të ishte  sipas asaj popullores: More  Sylo, more sumbull , tana t’zezat  t’janë  ba   grumbull…?!

Këtë  sikur e përforcon edhe kjo pamje nga korridoret e  katit të komunës:

Komuna-Ulqinit-Koridori

Për sherr pamja  po më   kujton atë këngën  boshnjakisht: “ Mirno  spavaj nano- sve je zaključano..” , shqip  si përkthyes  mbase  do t’i binte  të  ishte : “ Nanë  flej pa kasavet , mbyll i kena për lezet..”?!

Eh edhe nënës   sikur…,  ia kish  qejfi…?!!