(Ç)Ndikimi i sigurisë rajonale me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO!

March 30, 2017   | Rajoni / Region

Mali Zi-NATORajoni do të stabilizohej edhe më tej me anëtarësimin e Malit të Zi në Aleancën Veri-Atlantike NATO dhe se kjo dëshmon se gjërat kanë filluar të lëvizin në drejtimin e duhur.

Burim Ramadani, nga Qendra për Hulumtim të Sigurisë e Poltikës, tha se anëtarësimi i Malit të Zi do të ketë ndikim të rëndësishëm në sigurinë rajonale.

Ëulf Lapins, drejtor i FES në Kosovë, tha se progresi nuk ëhstë I kënaqshëm  dhe ka mjaft problem që duhet eliminuar me reforma thelbësore në Ballkanin Perëndimor.

“Misioni i NATO-s në rajon nuk mund të arrihet pa një reformë të thellë evroatlantike për sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor.Aleanca është duke bërë një angazhim me të gjitha shtetet në rajon, të cilat e shohin NATO-në si ofrues të sigurisë, stabilitetit dhe një mekanizëm të vlerësimit të përzgjedhjeve të veta të vështira politike.

“Misioni i NATO-s në rajon nuk mund të arrihet pa reforma  për sa i përket shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst është një realitet i vështirë për përmbushjen e kërkesave të NATO-së që të shpenzohet 2 për qind e GDP-së për çështje të mbrojtjes gjatë dhjetë viteve të ardhshme”, tha Lapins.

Ai shtoi se Kosova është në pozitë më të favorshme për anëtarësim më lehtë, derisa Maqedonia do të duhej të bëjë marrëveshje me Greqin, derisa Serbia e Bosnja edhe për një kohë nuk do të jenë pjesë e saj.

“Kosova duhet të përmirësoi pozitën e saj para ndëkrombëtarëve dhe duhet të punoi më shumë në shtimin e njohjeve”, tha Lapins.

Kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Slobodan Vujiçiq, tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ndikon në stabilizimin e rajonit.

Sipas tij ratifikimi i marrëveshjes së demakracionit ndërmjet Kosovës e Malit të Zi, është kusht esencial i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të partneritetit strategjik me anëtaren e ardhshme të NATO-s, por edhe me 28 anëtarët e tjerë që përfaqësojnë Aleancën e NATO-s..

Aleksander Dedoviç, nga Mal të Zi, tha se që nga shpallja e pavarësisë prioritet kanë pasur anëtarësiminë në të gjitha mekanizmat ndëkrombëtare. Anëtarësimi në NATO do të jetë faktor stabiliteti, ku pos institucioneve shtetërore për anëtarësim në NATO e mbështesin mbi 53 për qind e qytetarëve.

“Mali i Zi, është vendi i vetëm që aplikon për anëtarësim në NATO, e që  ishte sulmuar nga rakteta e saja në vitin 1999 kur ishin bashk me Serbinë. Sulmet  njëherë u quajtën atëherë agression, pas ca vitesh konflikte e tash quhen vetëm ngjarjet e viti 1999”, tha Dedoviç.

Sipas tij shteti me 650 mijë banorë me anëtarësimin në NATO do të krijoi siguri më të madhe në rajon dhe do të forconte sundimin edhe të ligjit ë në fusha tjera.

“Askush në Malin e Zi, nuk ka besuar se shteti do të, akuzoi, arrestoi e fus në makina dhe dënoi autorët e krimeve të ndryshme sidomos të zyrtarëve të lartë politike e oficerëve policor e ushtarak, por ja që ka ndodhur”, tha Dedoviç.

Se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO krijon stabilitet rajonal u tha në debatin “NATO-ja dhe Ballkani Perëndimor, ndikimi në sigurinë rajonale i anëtarësimit të Malit të Zi”, të organizuar nga Friedrich Ebert Stiftung, Qendra për Hulumtim të Sigurisë e Poltikës dhe Shoqata e malazezëve të Kosovës.