Muriqan: Pa leje pune, malazezët kthejnë shtetasit shqiptarë – Video

March 30, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Muriqan-pika kufitarePolicia malazeze nuk ka lejuar kalimin 100 shtetasve shqiptarë  në pikën kufitare të Muriqanit këtë të enjte. Shumë prej tyre nga zona e Shkodrës tregojnë jashtë kamerave se autoritetet malazeze u kishin kërkuar leje pune dhe që të kenë me vete para në shumën deri në 50 euro.

Burime nga dogana malazeze thanë për Top Channel se bëhet fjalë për kthimin e atyre  personave të cilët prej vitesh hyjnë në Malin e Zi  për të punuar, pra janë punëtorë ditorë apo sezonalë, të cilët sipas këtyre pohime, janë porositur më herët që të pajisen me leje pune dhe prej vitesh janë toleruar edhe pse kjo s’ka ndodhur.

Situata e krijuar ka mbledhur në një takim drejtuesit e dy pikave të kalimit kufitar.

Burime pranë pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit thanë për Top Channel se pas takimit është gjetur një mirëkuptim dypalesh dhe pritet që kalimi të rifillojë nga dita e premte, por ende nuk dihen detajet përsa kohë autoritetet malazeze do ta lejojnë një gjë të tillë.

/ Top Channel

YouTube Preview Image