Nika: Mos shitni përralla në media se Shqipja bëhet gjuhë zyrtare në Mal të Zi

March 30, 2017   | Opinione

Muhamet Nika,  Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor  “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin Adresa:  zgrada  SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin Telefon-i:               068 264 122 Email-i : muhamet-nika@hotmail.com  Albanski jezik-  prof. Albanskog  jezika  Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipeShkruan Muhamet Nika

KUJT  I DUHEN  PËRRALLAT  DHE  MASHTRIMET  SHQIP – PËR ZYRTARIZIM TË SHQIPES NË MAL TË ZI

 

Po thuhet   se “ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë-  raporton Fakte… e kjo vlen  edhe në shkallë republike., kuptohet që kjo është diçka e mire, por  harrohet   të shpjegohet  dhe  të thuhet që përse  u fsheh numri i banorëve   shqiptarë sipas regjistrimit  të fundit  të popullsisë ku sipas     monstatit  , numri i banorëve shqiptarë  ra   nga 7 % në 5 %?!  Dhe a mos lidhej   kjo  me zyrtarizim  të shqipes që po ndodhë sot. ..?!!

Ne mendojmë se po, ngase po   të  ishim 7%  me regjistrim , shqipja sipas  standardeve evropiane  do ti binte  që sot të ishte  më e  përparuar.

Andaj regjistrimi i fundit  del të  jetë   i manipuluar  për shkak të te drejtave që do të duhej të plotësoheshin  nga Mali Zi ndaj një popullsie mbi 7%

Hajredin Kovaçi  e përgënjeshtroi rezultatin e regjistrimit  ?!

Këshilltari  në KK Ulqin, Hajrudin Kovaçi  duke  u kyç  në një bisedë  rreth fshehjes  së numrit  të vërtetë të shqiptarëve  në këtë republikë , ceku fjala bie  se  numri i banorëve  , shtëpive dhe amfisnve   në fshatin Draginë   të tijin, as sot pas 10 viteve nuk është kaq i ulët  si paraqitet  nga regjistrimi   dhe ishte disa herë më i madh .

Ai na  gëzoi  kur tha që numri  i banorëve  edhe pse kishin shkuar në mërgim nuk ishte nën 90 veta , por kish 113 banor, të njëjtën gjë vërtetoi edhe këshilltari  Kadri Sinani  i cili ceku se ishte fshehur numri real i banorëve , shtëpive  dhe amvisnive  në fshatrat  Shtodër  , Ambull  etj. në Anë të Malit

A mos ishte edhe kjo një kurdisje  e fshehtë prapa shpinës së popullit  nga ato subjekte e parti që mburrën  me gjoja zyrtarizim të shqipës në Mal të Zi ?!

mal-i-zi

Mos harroni se edhe kjo fotografi e Malit të Zi, që  shoqëroi lajmin e mirë të zyrtarizmit të shqipes, qarkulloi për herë të parë në Mal të Zi, pas  bërjes publike të rezultateve  në zgjedhjet  96 ku shqiptarët sipas ligjit zgjedhor  fituan 5 deputet dhe është   zona  e dytë zgjedhore shqiptare  që  u fshi si e tillë…?!!

 

Ulqinakët mbajnë mend edhe kohë më të mira të zyrtarizmit të shqipës në komunë , se kjo e Zenkës dhe e Gencit?!

Nëse  e harrojmë përrallën  që çdo gjë fillon me ne, i kujtoi të gjithë që në kohë të komunizmit  në Ulqin , ka qenë një kohë , ku zyrtarët e Komunës sipas testit që i dinin të dy gjuhët paguheshin 10% më shumë ?!

E për çudi në mesin e tyre që merrnin 10% të rrogës më shumë për këtë  ishin edhe nja 4 zyrtarë malazezë  të cilët flisnin dhe komunikonin shqip.

E sot  mbase  vetëm nja 4 veta shqiptarë janë ata që flasin  dhe shkruajnë shqip në administratë?!!

Po  të drejtën obliguese  që abetaren shqipe ta mësojnë në shkolla vogëlushët tanë kur do ta fitojnë , pasi na e dha falas  Kryetari i Bashkisë  së Tiranës   Agron Velija  për filloristë  ?!!