Më në fund, rruga Krythë – Ulqin do të bëhet në 2017

March 31, 2017   | Lajmet / Vijesti

Dushko Markovic-NazifCungu-Loro Nrekic-Rruga Krythe-UlqinRruga Krythë – Ulqin prioritet i qeverisë dhe Komunës së Ulqinit për vitin 2017

Rruga do të jetë me standarde bashkëkohore dhe rritje të ndjeshme të sigurisë së qarkullimit rrugor, me vlerë prej 9.5 milion euro në investime kapitale për zhvillimin e infrastukturën rrugore në territorinë e Komunës së Ulqinit më të cilat do përfundohet  rruga Krythë – Ulqini , lehtësimi i procedurave në dogana,  racionalizim i administratës lokale nëpërmjet rritjes së efikasitetit  si dhe rregullimi i infrastukturës komunale si kusht për fillimin e investimeve ishin temat që Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq bisedoi më Kryetarin e Komunës së Ulqinit Nazif Cungu dhe Kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiq.

Ky takim miqësore që vjen në kuadër të ditës së festës së Ulqinit, Kryeminstri Dushko Markoviq uroi të gjithë qytetarët dhe udhëheqësit e Komunës së Ulqinit , sa më shumë zhvillim dhe prosperitet në të mirë të gjithë qytetarëve.

Kryetari Cungu theksoi nevojën për rritjen e kapaciteteve hoteliere, me ç’rast u cek interesimi i kompanive me renome europiane si Karizma dhe TUI të cilat dëshirojnë të investojnë në Rivierën e Ulqinit.

Kryetari Cungu dhe Nrekiq kanë përsëritur nevojën e zgjidhjes së problemit të ndërtimit të egër në hapësirën e komunës së Ulqinit dhe kushtet të cilat janë krijuar pas miratimit të Planit hapësinor, si parakusht për rregullimin e këtij problem.

Cungu potencoi interesimin e lartë të investitorëve të huaj për Ulqinin dhe besimin që qeverisja  lokale mund të siguroj më mbështetjen e diasporës për zhvillimin e Ulqinit.

Dushko Markovic-NazifCungu-Loro Nrekic-Rruga Krythe-Ulqin-2 Dushko Markovic-NazifCungu-Loro Nrekic-Rruga Krythe-Ulqin-3