Sot në Ulqin përfundoi punimet konferenca e nëntë shkencore ndërkombëtare

March 31, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

konferenca e nëntë shkencore ndërkombëtare-1Shkruan Muhamet Nika

Ashtu  siç është bërë tashmë traditë ,   në prag të ditës së Ulqinit, sot në Ulqin u organizua konferenca  e nëntë   shkencore që organizon Instituti për Kërkime Shkencore dhe Zhvillim   në Ulqin i prirë nga Dr. Elez Osmani.  Për ndryshe profesor  në disa  universitetet.

Konferenca ishte e organizuar nga instituti  i cekur ndërsa  i përkrahur nga  Qeveria  e Malit të Zi , Komuna e Ulqinit në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës , Kolegjin Dukagjini dhe Organizata Turistike e Ulqinit.

Në seancë   edhe kësaj here  nuk munguan  studiuesit  më  eminentë  të rajonit  – vendet  ballkanike  që debatuan  në temën roli i arsimit dhe shkencës  në zhvillimin ekonomik të vendeve të rajonit.

Ajo çfarë nuk na pëlqeu  dhe që ra në sy , po duket  si rezultat i neglizhencës ishte  mungesa  e dukshme  e trurit shkencor ulqinak  për dallim nga vitet tjera , si të thuash  mungoi interesimi  për  të shfrytëzuar një rast të mirë  për të u informuar  për rolin dhe rëndësinë e arsimit e edukimit në këtë fushë nga dijet më të avancuara shkencore.

Për një vend  normal  kjo edhe do ishte shqetësuese  , por duke e ditur që edhe në këtë  segment të jetës    veçohemi  për një vetëkënaqësi  provinciale  është plotësisht e kuptueshme që tanët(ekspertët), të mos vrapojnë pas  mendjes dhe arritjes  së  mjediseve më të  organizuara  në  Rajon.

Muhamet Nika

 

Në kuadër të aktiviteteve per nder të Ditës së Ulqinit u mbajt Konferenca  e  ix-të Shkencore Ndërkombëtare

                   ,,Roli i arsimit  dhe shkencës në yhvillimin  ekonimik  të vendeve të rajonit,,

Kjo Konference  që  e organizon Instituti  për kërkime shkencore  dhe zhvillim , Komuna e Ulqinit,Organizata Turistike  dhe Universiteti  i Shkodrës ,,Luigj Gurakuqi,, edhe këtë  vit  tërhoqi  vëmëndjen e një numri të madh të  studiuesve dhe ekspertëve nga vende te rajonit. Tashmë është bërë traditë që  kumtesat e  botuara të botohen në  edicionin e vecante  te revistës qe e  boton Instituti  per kërkime shkencore dhe zhvillim.

Komuna Ulqinit