Ulliri,një mrekulli natyrore e Ulqinit + Foto

March 31, 2017   | Lajmet / Vijesti

Prof. Dr. Hajri Ismaili - Dita e komunes se UlqinitQyteti ynë prej shekujsh është i njohur për ullishtën dhe prodhimin e vajit.

Kjo traditë është gdhendur në amblemin e qytetit dhe në kremtimin e Ditës së tij.

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen  për  nder të Ditës së Ulqinit  u  mbajt  ligjerata,, ,,Ulliri, vaji i ullirit  dhe perspektiva  e zhvillimit  të ullishtarisë  në rajonin  adriatikojonian,, ku ligjeroi  Prof. Dr. Hajri Ismaili  nga  Universiteti  Bujqësor i Tiranës.

Fillimisht Prof. Ismaili u prit  nga Kryetari i komunës Nazif Cungu  dhe bashkëpunëtorët e tij.