Instituti Yunus Emre shumë të mirëpritura në Ulqin

April 4, 2017   | Kulturë / Kultura

Instituti Yunus Emre ne UlqinQendra kulturore turke “Yunus Emre” në Mal të Zi e zhvillon veprimtarinë e saj që nga viti 2014-të. Drejtori i kësaj qendre Doc. Dr. Xhihan Ëzdemir (Cihan Özdemir) thotë se “Instituti vepron edhe në 50 qendra tjera të botës dhe ka për qëllim prezantimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke në botë dhe inkurajimin e vlerave kulturore ndërmjet popujve.”

Kryetari Cungu priti delegacionin për projektin “Mali i Zi në ritmin e Europës”

Kryetari I Komunës Nazif Cungu priti sot delegacionin e përbërë nga ambasadori i republikës së Turqisë z. Serhat Galip, drejtorin e Institutit Yunus Emre dr. Xhihan Ozdemir dhe drejtorin e projektit “Mali i Zi në ritmin e Europës” z. Igor Karadareviq. Gjatë takimin u bisedua për përgaditjet që fëmijët nga Ulqini po bëjnë për pjesmarrje në këtë manifestim të rëndësishëm.

Ambasadori i Turqisë z. Galip theksoi se ndihet i privilegjuar që Ulqinakët do performojnë në gjuhën turke duke iu referuar poashtu edhe ngjajshmërive kulturore që kanë banorët e Ulqinit dhe vendit që përfaqëson ai. Përveç të tjerave, ai tha që rëndësi të veçantë për këtë projekt ka që fëmijët do bashkëpunojnë dhe ndihmojnë në promovimin e Ulqinit në vend të parë por edhe gjuhës turke duke theksuar që viti 2017. është shpallur si viti i gjuhës turke.

Organizatori i këtij manifestimi z. Igor Karadareviq veçoi bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që ka realizuar me Komunën e Ulqinit duke theksuar rëndësinë që Komuna po i jep zhvillimit të kulturës së Ulqinit. Ai tha që sistemi që do përdoret do jetë i përafërt me atë të eurovizionit dhe që ky lloj projekti shërben që bashkëpunimi dhe manifestimi të ngritet në një nivel sa më të lartë.

Kryetari Cungu theksoi që Komuna e Ulqinit është në shërbim të qytetarëve dhe gjithmonë do japë përkrahjen maksimale për projekte të tilla duke i përkrahun maksimalisht të rinjt e qytetit tonë. Ai tha që projektet e tilla në fushën e kulturës dhe sportit të cilët kanë qëllim aktivizimin sa më të madh të të rinjve nga ulqini janë prioriteti kryesor ku duhet të fokusohemi.

Fëmijët nga Ulqini përgaditën një dhuratë për ambasadorin Galip i cili në emër të Ambasadës Turke ka ndarë dhurata për garuesit, të pranishmit kishim mundësi të dëgjonin edhe një performans “live” të këngës nga e cila premtohet shumë.

Në vazhdim të dites delegacioni vizitoi gjirin e Valdanosit dhe Kalanë e Ulqinit.