Rusia po zhvillon luftë speciale kundër Malit të Zi

April 4, 2017   | Shtypi / Mediji

Podgorica-Mali i ZiNdikimi rusë në shtetin prej rrethë 644 mijë e 578 banorëve është i madh. Edhe pse një vend i vogël, por bregdetar me nje sipërfaqe prej 13 mijë e 812 kilometrash vazhdon të mbetet  këndshëm për rusët.

Ka kohë që kjo hapësirë ishte nën ndikimin sllavë, konkretisht atë rusë dhe vendi shkonte drejt lindjes.

Është fjala për Malin e Zi, i cili që nga viti 2000 e këndej kishte nisur të bëhej vend tërheqës dhe joshës për rusët, ku dita ditës rritej prezenca dhe ndikimi rusë dhe atë në forma të ndryshme. Rusët në Malin e Zi kanë bërë investime në lëmi të ndryshme, ku sipas shifrave jo zyrtare aty janë rrethë tridhjetë mijë rusë të vendosur e të cilët ushtrojnë veprimtari të ndryshme….

Ndikimi i madh rusë në këtë shtet forcohej dita ditës dhe shtrinte rrënjë edhe më shumë, por si duket gjërat nisen të ndryshojnë  nga lindja drejt perëndimit.

Me shpalljen e pavarësisë së Malit të Zi, me 21 maj të vitit më 2006 dhe me marrjen e udhëheqjes së institucioneve nga partitë pro perëndimore, gjërat nisën të ndryshojnë.  Institucionet e shtetit i dhanë vetës prioritet anëtaërsimin e këtij vendi në NATO  dhe në të gjitha mekanizmat ndëkrombëtare e të cilin e kanë mbështetur 53 për qindë e banorëve.

Qytetarët dhe institucionet vendosen që shteti i tyre nga lindja ti kthehen perëndimit. Me këtë iu dha edhe një shuplakë fuqizimit rusë në këtë vend dhe kështu nisi rënia e dalëngadalshme  e ndikimit apo prezencës ruse atje.

Derisa Mali i Zi arritinte drejtë anëtarësimit në NATO, nisen të shfaqen telashet.

Me 16 tetor të vitit të kaluar, ishte organizuar një komplot apo grusht shtet, për të rrëzuar qeverinë pro-perëndimore të vendit dhe për të ndaluar kështu anëtarësimin në aleancën e Atlantikut.

Pra vendi ishte përfshirë në ngjarjet konspirative në prag të zgjedhjeve parlamentare, ku policia malazeze arrestoi 20 shtetas serbë të akuzuar për përgatitje të sulmeve të armatosura ndaj institucioneve shtetërore në vend. Grupi i organizuar, i cili ishte formuar në territorin e Serbisë, Rusisë dhe Malit të Zi kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit të atëhershëm Gjukanoviç dhe marrjen e parlamentit nga ana e një partie opozitare proserbe në Mal të Zi.

Tashmë pas ndodhive të ndryshme, ka nisur një luftë sepciale e rusëve ndaj Malit të Zi, duke kërkuar nga rusët e të tjerët që të mos frekuentohet ky vend për shkak se aty ka mina, sëmundje e gjëra tjera.

Aleksander Dedoviç, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Alfa nga Mali i Zi, tha për portalin “Toskanapress.info” se ndikimi rusë në vendin e tij nuk është vetëm nga viti 2000 e këndej, por ai ndikim daton që nga koha e Krajl Nikollës

Ai tregon se ndikimi rusë që nga viti 2000 e këndej kishte nisur shtrirje e zgjerimi në Malin e Zi me investime të mëdha, ku në Budva rrethë 80 për qind e mbishkrimeve janë në gjuhën ruse. Blerjet e patundshmërive në vendin tonë ishin të shumta, por të cilat nisen të zvogëlohen  pas shpalljes së pavarësisë së Malit të Zi më 2006 dhe nisjes së procesit të anëtarësimit në NATO.

Në ndërkohë ka pasur tentativa për ndodhi të ndryshme të orkestruara nga Rusia, ku edhe me 16 tetor të vitit 2016 ndodhi një ngjarje ku policia arrestoi një grupë që tentoi të bëjë grusht shtet në Malin e Zi. Këto janë shenja të destabilizimit të vendit tonë dhe në bazë të provave tregohet se kjo ëhstë bërë nga ndikimet e jashtme konkretisht nga Rusia.

“Rusia nuk ka ndonjë emocion për Malin e Zi, pos interesave të tjera. Rusia po bënë orkestrime sipas hetuesisë dhe të cilat mesazhe përcillen në shtetet fqinje e të cilët po bëjnë probleme”, tha Dedoviç për “Toskanapress.info”,

Sipas tij Rusia dëshiron të ketë qasje në detra, sidomos në atë të adriatikut dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ua shuan shpresat përjetësisht rusëve.

Predrag Milaseviç, jurist nga Mali i Zi, tha se për “Toskanapress.info” se opozita në Malin e Zi, ka kohë që është e ndikuar nga Rusia dhe konkretisht  nga 2006 financohet nga struktura të ndryshme ruse e serbe për destabilizimin e Malit të Zi, siç edhe u provua të shkaktohet gjakë derdhje me 16 tetor të vitit paraprak nga shërbimnet ruso-serbe.

Ai tregon se në shtetin malazias jetojnë rrethë tridhjetë mijë rusë, ku kanë bërë investime të mëdha në fusha të ndryshme sidomos në patundshmëri.

“Rusia tashmë po bënë luftë speciale kundër Malit të Zi, duke spekuluar në gjëra të rreme. Propoganda ruse shkon aq larg saqë këkrojnë nga qytetarët e tyre e të tjerë që të mos e vizitojnë Malin e Zi, sepse kinse ka mina, sëmundje vekdje prurëse e gjëra të ndryshme”, tha për “Toskanapress.info” Predrag Milaseviç.

Ai tregoi se në Malin e Zi, rusët dhe ukrainsat i kanë pasur mysafirët primar e të cilët mund të kenë më këtë epitet e mikëpritjen që kanë pasur.

Për fat të mirë fundi është afër  dhe deri në qershor vendi jonë do të anëtarësohet në NATO dhe në shtetin tonë do ketë sundim të ligjit edhe më shumë se deri tash, ku do të arrestohen të gjithë kriminelët.

Toskanapress.info