Masakra e Tivarit, prologu i një diktature antishqiptare

April 5, 2017   | Anketë / Anketa

tragjedia_e_tivaritTivari, rreth 25 km larg nga Ulqini, pikërisht në vendin e masakrës së madhe më 31 mars 1945, edhe sot e kësaj dite gjen parulla të shkruajtura për vrasje të shqiptarëve. “Në një parullë të shkruajtur në një mur me sfond të bardhë të një shtëpie afër bashkisë së qytetit të Tivarit, është shkruajtur me shkronja të zeza me një lartësi rreth një metër në serbisht “Ubij koli da shiftar, ne postoji”, që në shqip do të përkthehej “vrit e prit (në fyt) që shqiptari të mos ekzistojë”. Në afërsi të atij muri kalojnë të gjithë, por askush nuk e prish atë parullë shoviniste dhe me premisa genocidiste, më tregonte para ca kohësh një shqiptar nga Ulqini, Kabil Mehmeti.

Realisht mu mbushën sytë me lot, duke menduar se ku buron kjo urrejtje dhe antishqiptarizëm i fqinjëve tanë ballkanikë. Sa na kanë vra e na kanë pre këta antishqiptarë dhe s’paskan pas të ngopur, deri në fyerje që të na quajnë “shiftar”, kur në serbisht ky emër lexohet “allbanski”.

Jam i bindur se kjo është raca sllavo-komuniste që në bashkëpunim me panortodoksinë greke kanë edukuar që në djep fëmijët e tyre që në qumështin e gjirit me urrejtje ndaj njeriut me emrin “shqiptar”. Them kjo racë sllavo-komuniste se në emër të saj u bë edhe masakra e Tivarit, 72 vjet më parë, se ishin pikërisht bashkëpunimi i komunistëve shqiptarë me sllavo-komunistët që vranë bijtë e Kosovës në emër të internacionalizmit. Ajo parullë vazhdon të sfidojë pikërisht atë që do të duhej të ishte një përmendore përkujtimi për atë masakër pabesie.

Një prej njerëzve të mirënjohur tashmë në fushën e letrave botërore, Aleksandër Sozelnicin ka thënë se “po të mos kishte rënë komunizmi, njerëzit do të ishin kthyer në majmunë. Si është e mundur që një regjim që pretendon mbështetje për njeriun, përdor metodat më antinjerëzore”. Për kujtesë të lexuesve, 31 marsi i vitit 1945 ka fiksuar masakrën më të madhe të ndodhur ndaj shqiptarëve në një ditë të vetme. Historiani tashmë 90 vjeçar, Rasim Bebo, ish ushtarak, që sot jeton në Çikago të SHBA, kujton dhe hedh në letër këtë masakër kur shkruan se “Vasel Canaj e thotë me vend se Ramiz Alia shkoi në Kosovë me titullin e “Komisarit”, në shërbim të Jugosllavisë bashkë me Shefqet Peçin, më 1945. Aty dogjën rreth 40 katunde në Drenicë dhe pushkatuan, vranë dhe torturuan, popullsinë patriotike të Drenicës. Tahir Kërrnaja, më thoshte për torturat, që u kanë bërë drenicasve: “…duke i çarë në gjoks, duke u futur kripë brenda dhe pastaj duke ua mbyllur gjoksin”.

Për këtë, Kërrnaja emëronte Ramiz Alinë dhe Shefqet Peçin, edhe për “Masakrën tragjike të Tivarit”. Brigadat partizane të drejtuara nga komisari Ramiz Alia u sollën në mbarim të Luftës së Dytë Botërore në Kosovë, ku misioni i tyre ishte të lanin me gjak shqiptari tokën  kosovare, të çarmatoste popullin dhe t’i dorëzonte Kosovën Serbisë, gjë që komisar Ramizi e kreu më së miri. Sipas kërkimeve, të vdekur janë 3741, dhe të plagosur 634. Sa për 251 shpirtra që mungojnë, shumica gra dhe vajza, këto do të jenë marrë rob, për t’u shërbyer çetnikëve serbë, për t’u plotësuar veprën e tyre të turpshme çnjerëzore. Xheladin Hana, thotë: “…86.000 të vrarë, thekur e djegur  prej komunistëve serbë, malazez e maqedonas, nga të cilët 36.000 në Rrafshin e Kosovës. 23.000 në Rrafshin e Dukagjinit, 27.000 në trevën e Vardarit, 22.000 bastisje. Janë marrë në pyetje 200.000 vetë, ata janë rrahur, fyer e kërcënuar, kundër popullsisë shqiptare  janë bërë raprezalje me 208 operacione ushtarake, pa folur këtu për masakrën e Tivarit”.

Për të gjitha këto krime, Tirana zyrtare hesht dhe Enver Hoxha në dhjetor 1946 thotë: “Disa anëtarë partie duan të filozofojnë, se mos thotë populli ç’bëtë me Kosovën. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo të jetë e fortë. A është në interes të kërkojmë Kosovën, kjo nuk është progresive. Pra, ne këtë situatë përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e mundur, që kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi…Ne do ta shpeshtojmë (këtë), kush nuk e kupton, ne do ta luftojmë”. “Masakrën e Tivarit”, Tiranë 1998.

Shkruar nga dëshmitari sypamës mitrovicasi Azem Ajdini. Mbi atë çka ka hequr mbi kurriz dhe u kanë parë sytë. Kjo mynxyrë i takon krejt kombit shqiptar, por edhe kombeve sllave që jetojnë në këtë gadishull. Vrasja nuk është çështje vetëm e atij që vritet, por edhe atij që vret. Zotërinj të elitës kosovare, mësoni se Enver Hoxha shkoi aq thellë, sa nuk ka shembull në histori, nuk ka shembull në analet e tradhtisë kombëtare. Ndërsa masakron Kosovën, ndërsa bën të paqenë historinë martire të Çamërisë, e pjesëzon dhe më thellë Shqipërinë, në një urrejtje të pashpallur. Forcat partizane të brigadave shqiptare në Kosovë të komanduara nga Ramiz Alia; morën urdhër të grumbullonin nga të gjitha viset e Kosovës rreth 4600 luftëtarë (antifashistë), 99 për qind e të cilëve ishin shqiptarë (Këta luftëtarë kosovarë iu dorëzuan vllaut  shqiptar, se të ishte për serbin, ata nuk dorëzoheshin).

Para këtyre, drejt Tivarit ishte nisur edhe një kontigjent tjetër po kaq i madh. Ky ishte kontigjenti, i cili u përgjysmua, duke helmuar 2000 prej tyre në Trieste, në dhoma gazi, të improvizuara, për mashtrim, si dushe. Kontigjenti i dytë, pra ky, për të cilin flet Azem Ajdini, ka pasur këtë përbërje: 1000 deri 1200 vetë kanë qenë nga anët e Mitrovicës, Shalë, Bajgorë, Drenicë etj. Pastaj, gjatë rrugës për në Prizren, u janë bashkuar luftëtarë të tjerë. Nga Vushtria, Podujeva, Prishtina, Kaçaniku, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Suhareka, Istoku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Dragashi dhe nga vetë Prizreni (Krs.M.T.f.28). Që nga Mitrovica deri në Prizren, i organizuar në njësi përkatëse partizane, të transformuara tashmë në ushtri Nacional-Çlirimtare, formacioni është komanduar prej oficerëve shqiptarë dhe urdhrat e komandat janë dhënë në gjuhën shqipe. Në Prizren është bërë një riorganizim i përgjithshëm. U është thënë që do të shkonin në regjionin e Triestes e të Istres, për të luftuar kundër ushtrisë naziste dhe kolaboracionistëve të saj. Po aty, në Prizren, është bërë edhe çarmatimi (vullnetar) i krejt efektivit, ushtarë dhe oficerë, me pretekstin për t’u “lehtësuar” nga barra e rëndë  gjatë udhëtimit nëpër malet e Kukësit dhe të Pukës. Për t’i “mbrojtur” nga “rreziqet” e rrugëtimit, është vendosur që t’i “shoqëronte” deri në Tivar një njësi e armatosur, ndoshta një batalion, përbërë nga serbë dhe malazez (edhe shqiptarë pasi kalojnë në territorin e Shqipërisë, (shënimi im).

Kur të arrinin në Kroaci, u është thënë, do të bëhej një riorganizim tjetër. Atëherë do t’u jepeshin armë angleze dhe komandën do ta merrnin përsëri oficerët shqiptarë. (Krs.M.T.f.29) Pranimi nga ana e partizanëve shqiptarë të Ramiz Alisë i të këtillë makinacioneve, qartësisht të deshifrueshme, është një dëshmi që populli ynë në atë kohë ishte i skajshëm ekstremist, i prapambetur. Ndryshe s’kish si mashtrohej ashtu një masë prej 4600 luftëtarësh. Ja si thotë dëshmitari Azem Hajdini. “Duke qenë të sinqertë, të çiltër, të pastër në shpirt, ashtu si çdo shqiptar, të bindur se Partia Komuniste (Jugosllave) nuk do ta vazhdonte politikën e shfarosjes së shqiptarëve, urdhrat e dhëna i vlerësuan si humane dhe si shprehje të kujdesit” (të partizanëve serbë e malazezë ndaj partizanëve shqiptarë). (Krs.M.T.f.29). Azem Ajdini thotë: “Duke qenë të sinqertë, të çiltër, të pastër në shpirte”,..por kësaj duhet shtuar, duke qenë tepër naivë, të thuash, dhëmbshurisht të paarrirë jo vetëm ne pikëpamjen politike, por edhe në aspektin më të thjeshtë të aftësisë për të parashikuar kolektivisht atë që mund të ndodhë.

Në Kukës, aty i kanë thirrur në shtabin e tyre oficerët shqiptarë, gjoja për “konsultime” dhe i kanë vrarë të gjithë nëpër natë. U kanë zënë pusi në rrugë dhe të nesërmen i kanë shpallur “dezertorë” e “tradhtarë”. Kanë mbetur gjallë dy prej tyre, Bajram Zuka dhe Rustem Ahmeti (Krs.M.T.f.32). Por detashmenti i partizanëvet  shqiptarë, i zënë rob tashmë prej partizanëve sllavë, ndonëse i shqetësuar, i alarmuar, i mbërthyer në darën e dilemave, e ka vazhduar rrugën nëpër male. Njësia “shoqëruese”e partizanëve sllavë, ndërkaq ka bërë çmos që t’ua bëjë rrugën sa më të zezë partizanëve shqiptarë. Është kapitull me vetë fakt që ky udhëtim golgothian, ky marshim vrasjeshumë i partizanëve shqiptarë është bërë në truallin e shtetit shqiptar, në atë kohë të çliruar prej ushtrive fashiste.

A kemi të bëjmë me një tradhti të atij aparati partiako-ushtarako-shtetëror, në krye të së cilit ndodhej Enver Hoxha, a qëndron në mes një mashtrim që i është bërë shtetit 4 mujor shqiptar nga ana e jugosllavëve? Të stërmunduar nga mosdhënia e ushqimit, të privuar nga mundësia për të pirë ujë dhe në rastet kur kalohej pranë lumenjve, gurrave e burimeve, duke lënë në çdo kilometër shokë të vrarë, të qëlluar me breshëri ose me nga një plumb në kokë, pa kurrfarë gjyqi, thjeshtë për kapriço apo për qejf, me nga një varg të gjatë të sëmurësh, të sharë, të fyer, të poshtëruar. Më 31 mars 1945, në orën 13, këta partizanë të kthyer në robër kanë mbërritur në Tivar. (Krs.M.T.f.36).

Në qendër të Tivarit poshtë eshalonët e kreut të kolonës i kanë urdhëruar që të ndalen, duke i detyruar që të ulen në mes të rrugës pa e prishur rreshtimin. Diku pranë partizanëve të ulur ashtu, është ndodhur një krua me ujë të bollshëm. Meqë ishin të përvëluar, të djegur nga etja, 3 prej këtyre, njëri prej të cilëve quhej Syle Gllobari, janë ngritur në këmbë dhe i kanë kërkuar një oficeri sllav leje për të pirë ujë. Oficeri, në vend që t’u jepte leje për të pirë ujë ka filluar të bërtasë dhe t’ua shajë nënat, në aspektin kombëtar – jebem ti shiftarsku majku!… (të q… nënën shqiptare). Si përgjigje të kërkesës për ujë, hapën zjarr armësh dhe i vranë të tre. Turma është ngurosur, pa guxuar askush, as të flasë, as të lëvizë, të 5000 njerëzve, të ulur në pluhurin e rrugëve, ata kanë vënë re se ishin drejtuar me qindra tyta armësh, të parapërgatitura për një “ceremoni” nga më të kobshmet që mund të parafytyrojë njeriu. Kanë kaluar ashtu disa çaste, “shoqëruesit” janë larguar prej turmës së ngurosur nja 50 metra dhe kanë zënë kërcënueshëm pozicione të rinj, prapa shkëmbinjve, në cepat e shtëpive, prapa parvazeve të dritareve e të ballkoneve. Kaluan 10-15 minuta dhe erdhën 3 oficera madhorë, njëri nga këta, ka hipur në një vend nga ku mund të shikohej prej turmës, aq të tradhtuar e aq të poshtëruar dhe ka nisur t’i kërcënojë e t’i shajë njerëzit e ulur në pluhur pak a shumë me këto fjalë “Do t’ju vrasim të gjithëve!. Asnjëri prej jush nuk do të dalë i gjallë prej këtuhit! Vetëm pak minuta ju kanë mbetur për të jetuar!”. (Krs.M.T.f.37).

Ata kishin vendosur tashmë t’i vrisnin shqiptarët e pa armatosur. Prandaj, papritur, është dhënë urdhër që, nga mesi i një grumbulli të ulur, të rrëmbehen  80 vetë. Ata janë rrëmbyer me shpejtësi, u janë lidhur duart, janë çuar me të shtyra e me shqelma prapa një ndërtese dhe pas pak janë dëgjuar të shtëna të vrasësve dhe klithmat e atyre që po vriteshin duar lidhur. Kolona e gati 5000 partizanëve shqiptarë ka qënë e gjatë rreth 5 a 6 km. Në një gjatësi të tillë nuk mund të vriteshin të gjithë përnjëherësh, prandaj komanda e partizanëve jugosllavë ka dhënë urdhër që kolona e robërve partizanë shqiptarë të ngrihen në këmbë, se cili të vënë të dy duart pas kokës dhe e gjithë masa e tyre duhet të shtyhet drejt një ndërtese 3-katëshe, kjo ndërtesë kish një sipërfaqe 300 m2  dhe përpara kësaj ishte një oborr, gati 1000 m². Oborri ishte i rrethuar me mure të lartë. Prapa ndërtesës ndodhej një brinjë shkëmbore, mjaft e pjerrët. Ky pra ishte vendi ku antifashistët shqiptarë do të vriteshin prej antifashistëve jugosllavë. Si është kryer një i këtillë grumbullimi i masës rreth 4500 njerëzish në një sipërfaqe rreth 2000 m², shtabi i partizanëve sllavë dhe vetë partizanët janë tërhequr nja 150 m. Më tutje, sigurisht, duke mos hapur asnjë shteg kalimi për të rrethuarit. Atëherë u dha sinjali për të filluar masakrën në masë. Nga të gjitha anët njëkohësisht, me të gjitha llojet e armëve. Na qëllonin, – shkruan dëshmitari, – nga çdo skutë, nga oborrët e shtëpive, nga çatitë e nga tarracat, nga shkëmbinjtë, me zjarr të pandërprerë dhe drejt në turmën e ngjeshur. Brenda një ore, nuk mbeti asnjëri në këmbë dhe gjaku që rridhte poshtë kufomave, të plandosura njëra mbi tjetrën, shkonte rrëke në drejtim të detit. Një pjesë e të masakruarve, që nuk ishin vrarë ende, kanë pësuar trauma të rënda psiqike. Nga shtabi operativ i garnizonit partizan i Tivarit, është lëshuar një raport, që po e japim të përkthyer në shqip:  “Binin bombat nga të gjitha anët e shtihej me të gjitha armët, dhe në ato të shtëna janë përzier edhe këshilltarët, edhe punonjësit e spitalit – me një fjalë, kush do që është ndodhur aty dhe kush ka pasur një armë. Të shtënat janë ndërprerë atëherë kur askush më nuk lëvizte. Në të gjithë këtë ngjarje kanë qënë të pranishëm komandanti dhe komisari i brigadës së dhjetë dhe thuajse të gjithë institucionet ushtarake e civile, që gjendeshin në Tivar. Shumë prej tyre kanë marrë pjesë aktive në atë gjuajtje në njerëz” . (Krs.M.T.f.41). Nga përllogaritja del që numri i të zhdukurve, të masakruarve, të vrarëve, të coptuarve, të djegurve, të mbyturve në det, pra, numri i të asgjësuarve është 3770 partizanë shqiptarë, të trajtuar kështu prej partizanëve jugosllavë.

Ende të shohësh e të lexosh në Tivar parulla të tilla për shfarosje shqiptarësh, është një tjetër tallje me një masakër për të cilën askush nuk pësoi asnjë dënim apo të merrte ndonjë gjykim, vetëm e vetëm se “vëllazëria” internacionaliste me sllavo-komunistët serbë ishte në muajin e mjaltit dhe përgjegjësit e saj jetojnë ende. Kabil Mehmeti nga Ulqini, më tha se “persekutimi ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot e kësaj dite, si dikur ndaj shqiptarëve të Çamërisë, po ashtu edhe ndaj shqiptarëve në Mal të Zi apo edhe në Maqedoni”. Duket sikur na vjen mesazhi i atyre ditëve kriminale se masakra e Tivarit ishte prologu i një diktature antishqiptare.

Në qendër të Tivarit poshtë eshalonët e kreut të kolonës i kanë urdhëruar që të ndalen, duke i detyruar që të ulen në mes të rrugës pa e prishur rreshtimin. Diku pranë partizanëve të ulur ashtu, është ndodhur një krua me ujë të bollshëm. Meqë ishin të përvëluar, të djegur nga etja, 3 prej këtyre, njëri prej të cilëve quhej Syle Gllobari, janë ngritur në këmbë dhe i kanë kërkuar një oficeri sllav leje për të pirë ujë. Oficeri, në vend që t’u jepte leje për të pirë ujë ka filluar të bërtasë dhe t’ua shajë nënat, në aspektin kombëtar – jebem ti shiftarsku majku!… (të q… nënën shqiptare). Si përgjigje të kërkesës për ujë, hapën zjarr armësh dhe i vranë të tre

Nga Hyqmet Zane

/Agjensia e Lajmeve Sot News/