Në Ulqin u shënua dita ndërkombëtare e autizmit

April 5, 2017   | Shoqëria / Društvo

U Ulcinju je obeljezen  medjunarodni dan autizma-Zylfije Duraku-Informatë e Qendrës ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “ Sirena “ në Ulqin

Me 02 prill 2017, në Ulqin u shënua dita ndërkombëtare e autizmit, me organizimin e simpoziumit rajonal , te mbështetur nga Kryetari i Komunës  z. Nazif Cungu, kryetarja e Shoqatës “ Anima” dr. Zylfije Gjoni Duraku  dhe Qendra ditore “Sirena” .

Zylfije Duraku- dan autizma Ulcinj

Në fokus të organizmit  të këtijë simpoziumi  mbarëvajtja,  realizimi dhe  arritja e qëllimit është meritë e tre subjekteve e në vecanti Dr. Zylfije Gjoni Duraku.

Doktoresha në fjalë, bashkë me drejtorin e qendrës ditore “Sirena “, në Ulqin, më 14.02.2017, vizituan Qendrën ditore  “ Fëmijët shqiptarë” në Tiranë, ku u takuan me presidenten e këtijë fondacioni , dr. Liri Berisha.

Takimi ishte miqësorë dhe i mirëseardhur për të dyja palët , në shkëmbimin e përvojave, bashkëpunimit dhe ndihmës profesionale, duke ofruar një paket shërbimesh, aktivitetesh shëndetësore, arsimore dhe sociale për fëmijët me crregullime të spektrit të autizmit dhe familjeve të tyre. Përvec tjerash , në këtë takim u vendos që me datën 2 prill 2017, të organizohet simpoziumi rajonal për  autizmin, në Ulqin.

U Ulcinju je obeljezen  medjunarodni dan autizma-Alaj-1

Sigurisht takimi i  2 prillit ishte i vlefshëm dhe i mirëpritur, sepse na dha mundësinë jo vetëm të takohemi , por të kuptojmë dhe të afrohemi edhe më shumë me jetën dhe realitetin e saj , vecanërisht kur bëhet fjalë për cështje madhore sic është fenomeni i autizmit.

Në këtë rast na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë veprimtari, nga Mali i Zi Prim. Dr. Stanka Mrdak, nga Shqipëria Presidentja e Fondacionit  “Fëmijët shqiptarë” , Dr. Liri Berisha, nga Kosova Dr. Flora Brovina si dhe shumë miq të ftuar.

Programi i simpoziumit, në përmbajtjen e vet ka trajtuar tema shkencore nga kjo lëmi, nga ligjëruesit:

  1. Dr . Stanka Mrdak- Mali I Zi
  2. Liri Berisha- Shqipeëri
  3. Flora Brovina- Kosovë
  4. Juliana Esaj- Tiranë
  5. Oriela Pampuri- Tiranë
  6. Eliana Naci- Tiranë
  7. Dr. Ariel Como- Tiranë
  8. Branka Dumniq-Mali i Zi
  9. Ardita Koka- Ulqin
  10. Nina Popoviq- Ulqin
  11. Sabra Dragovoja- Tuz
  12. Salije Meqikukiq- Ulqin

Mesazhi i ligjeratave ishte që fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara , duhet të bëjnë një jetë normale dhe kualitative , në kushte ku u sigurohet dinjiteti, ngrohtësia, personaliteti dhe dashuria , duke krijuar te ta bindjen për jetë të lumtur dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri.

 Drejtori,

Bilal Alaj