Nik Gjeloshaj kujton sakrificën e malësorëve në krye me Dedë Gj’o Lulin

April 6, 2017   | Rajoni / Region

Dedë Gj'o LuliNik Gjeloshaj Facebook

Të nderuar miq,

Fillimisht, në këtë Ditë të madhe të kombit tonë, dua të kujtoj sakrificën e malësorëve në krye me Dedë Gj’o Lulin, të cilët më 6 Prill të vitit 1911pas një angazhimi të madh, luftarak, e jo vetëm, ngritën flamurin kombëtarë në Deçiqin legjendar. Lavdi atyre që u saktifikuan, gëzuar dhe për shumë mot e festofshim!

Po në këtë komunik me ju, dua të ndaj një lajm, që ka të bëjë me angazhimin tim, gjegjësisht, marrjen e përgjegjësë së re në rrugën tonë për përmirësismin e statusit të shqiptarëve në Mal të Zi.

Unë vendosa që në emër të ASH, t’u shmangem privilegjeleve që më takojnë, një vit mbas pushimit të mandatit të deputetit, për t’u angazhuar në Ministrinë e Administrimit Publik, në postin politik, Sekretar Shetëror, një detyrë që është më e afërta me ministrin. Siç e dini edhe ju vet, se ministria në fjalë është propozuese formale e ligjit për komunë të Tuzit.

Jo rastësisht do të ushtroj këtë detyrë; sikur kam njoftuar opinionin e gjerë edhe më parë, se në politikë jam angazhuan për Komunën e Tuzit, jam bashkëthemelues i subjektit politik, pra ASH, që qëllim pripar kishte dhe mbetet vetëqeverisja e plotë për Malësinë.

Nga kjo pozitë pa dyshim që më afër do të përcjell implementimin e plotë të ligjit, për faktin që është paraparë të formohet komisioni i posëçëm, në të cilin, një nga anëtarët kryesor do të jetë nga Ministria e Administrimit Publik.
Mund të ju siguroj që ne si subjekt dhe unë personalisht, sikur kam vepruar në pozitat e mëparshme, do të punoj me gjëra konkrete dhe do të jem i hapun për opinionin e gjerë.

Sinqerisht,
NGJ

Nik Gjeloshaj Facebook