Në Podgoricë do mbahet konferenca për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit

April 8, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

3nd International Conference on the protection of Salina Ulcinj Podgorica, MontenegroTë martën e ardhshme në Podgoricë do të mbahet Konferenca e tretë ndërkombëtare për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit, në organizim të Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, EuroNatur-it, BirdLife International dhe Shoqatës “Dr. Martin Schneider – Jakoby”, raporton portali Ul.info.

Siç thanë organizatorët, arsye e riorganizimit të konferencës për mbrojtjen e Kripores është mbrojtja e saj nacionale dhe ndërkombëtare, e cila përkundër përfundimeve të rakorduarë, akoma nuk është arritur.

Që bota, e në veçanti Bashkimi europiian, fuqishëm i përkrah këto përfundime e dëshmon lista e atyre që do të jenë në këtë tubim. Ndër to janë shefi i Delegacionit të BE-së në Mal të Zi Aivo Orav, koordinatorja e përhershme e Kombeve të bashkuara dhe përfaqësuesja e UNDP-së në Mal të Zi Fiona McCluney, ambasadorët e Gjermanisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Polonisë, Greqisë, Hans Günther Mattern, Margaret Ann Uyehara, Irena Tatarzyńska i Sotirios Athanassiou, nënkryetarja e Asociacionit për Europën juglindore Gudrun Elisabeth Steinacker dhe përfaqësuesi i BirdLife International Boris Barov.

Në këtë tubim do të marrë pjesë edhe ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit në Qeverinë e Malit të Zi Pavle Radulloviq.