SOS telefoni oganizoi tryezë të rrumbullakët me temë “Bashkëpunimi Ndërprofesional“

April 10, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

SOS telefoni oganizoi tryezë të rrumbullakët-Hatixhe Nelaj-UlqinNë kuadër të projektit ”Përkrahja e viktimave të dhunës në familje,dhe përmirësimi i pozitës së tyre“SOS telefoni sot mbajti tryez të rrumbullakët ku morën pjesë udhëheqësit  dhe nëpunësit  e gjyqësorit, policisë, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale,zyrtarë të Komunës  si dhe OJQ-të që merren me mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje.Drejtoresha e SOS telefonit Hatixhe Nelaj shpalosi aktivitetet e përfshira në këtë projekt si dhe rezultatet e arritura.

„Në mjedisin ku jetojmë, dhunën ndaj femrave shoqëria shpesh herë e pranon si sjellje “normale” dhe mënyrë të pranueshme të sjelljes së mashkullit. Edhe atëherë kur bëhet fjalë për lloje të rënda të dhunës, fajin për veprën e kryer e kërkojnë te viktima e jo te dhunuesi.Gratë në Ulqin nuk kanë njohuri të mjaftueshme mbi të drejtat e tyre ligjore. Besimet e këtilla se gruaja duhet të sakrifikohet për fëmijët, se është turp të divorcohet, se e ka obligim të ruajë martesën dhe familjen, ndikojnë në shumicën e rasteve që ajo ta kalojë tërë jetën nën dhunë”u shpreh Nelaj. Ajo shtoi se në vitin 2016 janë evidentuar  68 raste,ndërsa SOS telefoni ka cingruar 420 herë.Çdo grua ka thirrë së pakti 2 deri në 8 herë.U shkëmbyen përvojat ,dhe mendimet rreth kësaj dukuri ,dhe u propozua që për një siguri më të madhe të viktimës në Ulqin të hapet një strehimore ku do të ishin strehuar përkohësisht viktimat e dhunës.

Kryeshefi i policisë së Ulqinit Sead Gjozoviq u shpreh se do të tentojë që në polici të emëroi një nëpunës i cili do të jetë personi kontaktues në rast të dhunës në familje,kjo sipas tij do të kishte efekt më të mirë sepse gratë që vijnë të paraqesin dhunën janë shumë të stresuara dhe duhet personi i cili ka kaluar trajnimet e duhura për të kontaktuar me to.

Pjesëmarrësëve të këtij takimi janë ndarë informatorët në dy gjuhë me të dhëna  mbi mundësitë e mbrojtjes së viktimave të dhunës në familje që parasheh  ligji ndërkombëtar dhe i brendshëm.

Në këtë tryez diskutuan edhe nënkryetarja e komunës Hatixhe Gjoni,psikologija e SOS telefonit Ardita Kovaçi,gjykatësja për kundërvajtje Amra Grboviq,udhëheqësi i Qendrës Për Punë Sociale ,Mehmet Duraku,etj.

SOS telefoni oganizoi tryezë të rrumbullakët-Hatixhe Nelaj-Ulqin-2SOS telefoni oganizoi tryezë të rrumbullakët-Hatixhe Nelaj-Ulqin-1