Trump nënshkruan protokollin: Mali i Zi muajin tjetër anëtar i NATO-s

April 11, 2017   | Bota

Donald-TrumpPresidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar protokollin me të cilën Washingtoni mbyll procedurat për pranimin e Malit të Zi në NATO.

Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka kumtuar lajmin për nënshkrimin e protokollit. Mali i Zi pritet të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në fund të muajit maj në Samitin e Brukselit. Spanja dhe Holanda dy anëtare tjera të NATO-s ende nuk i kanë përmbyllur procedurat për pranimin e Malit të Zi në këtë aleancë ushtarake. /Gazeta Express