Edi Rama: Shqiptarët për herë të dytë shpëtuan Malin e Zi

April 12, 2017   | Reportazh / Reportaža

Albanian-Montenegro-NATO“Hyrja e koalicionit qeverisës me shqiptarët në Mal të Zi e ka shpëtuar për së dyti këtë vend për shkak se në këtë mënyrë ata u mbështetën nga aleanca e NATO-s dhe BE-ja”

Kështu ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton lajmi.net.

“Duke hyrë shqiptarët në pushtet së dyti shpëtuan Malin e Zi. Herën e parë ata e bënë në mbështetje të referendumit për pavarësinë dhe herën e dytë ata mbështetën një koalicion të angazhuar për t’u bashkuar me NATO-n dhe BE-në”, ka thënë Rama, përcjellë gazeta “Vijesti” e Podgoricës.

Më pas ky lajm është shpërndarë gjithandej edhe në mediat serbe duke i dhënë jehonë të madhe deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë.

/Lajmi.net/