Konferenca e tretë për Kriporen e Ulqinit, përfundon pa rezultate – Video

April 12, 2017   | Lajmet / Vijesti, Turizmi / Turizam

Konferenca e tretë për Kriporen e Ulqinit, përfundon pa rezultateKriporja po shkatërrohet për çdo ditë. As këtë vit nuk do të ketë prodhim të kripës. Bentet janë problem, pompat janë problem, shpendë ka gjithnjë e më pak. Premtimet të cilët janë dhënë në konferencën e parë ndërkombëtare Qeveria e Malit të Zi nuk i ka plotësuar, prandaj nuk ka nevojë të jepet të rejat, u theksua në Konferencën e tretë për Kripore e cila të martën u mbajt në Podgoricë, raporton portali Ul.info.

Ish ambasadorja gjermane në Podgoricë Gudrun Shtajnaker tha se për tre vite situata vetëm është përkeqësuar. “Dikush është përgjegjës për këtë gjë. Kush pengon që Kriporja të jetë e mbrojtur?”, pyeti ajo.

Konferenca e tretë për Kriporen e Ulqinit, përfundon pa rezultate-1

Përfaqësuesit e Qeverisë në këtë tubim kanë thënë se deri në shtator do të miratohet Studimi i ri për Kriporen, ndërsa mbas kësaj do të kërkohet që ajo të vendoset në Listën Ramsar.

Sipas fjalëve të ornitologut Borut Rubiniç, mbrojtja e Kripores duhet të jetë interesi më i madh shtetëror. “Në mënyrë që të zgjidhet çështja e pronësisë duhet të miratohet lex specialis”, tha ai.

Kjo konferencë u mbajt nën organizimin e Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve, EuroNatur-it, BirdLife International dhe Shoqatës “Dr. Martin Schneiider – Jakoby”.

Në te morën pjesë edhe funksionarët e lartë të BE-së, ambasadorët, përfaqësuesit më të lartë të Komunës së Ulqinit, deputetët në Kuvendin e Malit të Zi, përfaqësuesit e Partive politike, sektorit civil dhe medieve.

http://www.rtcg.me/upload/boxFileData/2017/04/12/224089/geegge.mp4