Sondazhi i Ul info dhe MOGUL: Komuna e Ulqinit, kampione e korrupsionit

April 13, 2017   | Shtypi / Mediji

Sondazhi i Ul info dhe MOGUL-Ulqin94% nga 300 Ulqinakë të anketuar mendon se korrupsioni në Mal të Zi është i pranishëm, ndërsa 78% të tyre që prania është në masë të madhe. Njëkohësisht mbi 86% e qytetarëve vendon që korrupsioni në Ulqin është shumë ose kryesisht i përhapur, gjegjësisht pak më e ulët se në nivel shtetëror, u tha në konferencë për shtyp e cila të enjten u mbajt në Ulqin.

Organizatat e shoqërisë civile “Ul info” dhe MOGUL kanë publikuar rezultatet e “Hulumtimit për perceptimin e korrupsionit në komunë të Ulqinit”, i cili është kryer në kuadër të projektit “Ulqini kundër korrupsionit”, e i cili realizohet me përkrahjen e Delegacionit të Bashkimit evropian në Mal të Zi.

Drejtori ekzekutiv i OJQ “Ul info” Mustafa Canka tha se është alarmuese e dhëna që në shumicë dërmuese (86,5 %), njerëzit janë të bindur që ndonjë formë e mitës, lidhjeve politike, partiake ose familjare ose shërbimi për shërbim ndihmojnë që të arrihet qëllimi i dëshiruar. “Në këtë kontekst është e kuptueshme pse korrupsioni përjetohet si dukuri normale ose pse jemi bërë shoqëri politiko – partiake”, shtoi Canka.

Në pyetjen se a do të pranonin që të japin paratë e kërkuara 30 për qind janë përgjigjur po, ndërsa afër 60% jo, që do të thotë se në Ulqin ekziston rezistenca ndaj korrupsionit. Për atë çfarë i brengos më së shumti (shëndetësia, punësimi, çështja banesore) njerëzit janë të gatshëm të japin mitë dhe të përdorin lidhjet që kanë për të zgjidhur problemin.

Po ashtu, janë shumë brengosëse përgjigjet për perceptimin e korrupsionit sipas sektorëve në nivel shtetëror, sepse kjo zvogëlon besimin në institucione. Përveç organizatave joqeveritare (rreth 35 %), çdo gjë tjetër në Mal të Zi është shumë ose kryesisht e korruptuar, mendojnë të anketuarit. Më së shumti është i korruptuar pushteti ekzekutiv, pastaj partitë politike dhe shëndetësia (rreth 80%), me radhë vijnë policia, gjyqësori dhe prokuroria. Në fund të listë, por, prapë, me mbi 60% janë mediet, Kuvendi i Malit të Zi dhe arsimi.

Sipas bindjes të të anketuarve, Komuna e Ulqinit është shumë ose kryesisht e korruptuar (80%).

Drejtori i MOGUL-it Xhemal Peroviq tha se të dhënat janë brengosëse, sepse korrupsioni në mënyrë evidente godet çdo qytetarë. Ai theksoi se Komisioni për antikorrupsion në Komunë të Ulqinit, ku ai është anëtar, nuk ka përkrahjen e themeluesit dhe pas entuziazmit fillestar praktikisht ka pushuar së punuari.

Koordinatorja e këtij projekti në emër të Qendrës për arsmim qytetarë Ana Neneziq tha se rezultatet e anketës janë të ngjashme me ato në Plevla dhe Cetinë, ku pak kohë më parë po ashtu janë bërë hulumtimet për perceptimin e korrupsionit.

Ul.info