Mërgimtarët të pakënaqur për kolonat e gjata të krijuara në piken kufitare Muriqan – Sukobin – Video

April 15, 2017   | Rajoni / Region

kolonat e gjata të krijuara në piken kufitare Muriqan - SukobinPër festat e pashkëve edhe pse policia e Shkodrës raporton se po punohet me kapacitet të plote dhe me nga 6 sportele, sërish nuk janë shmangur radhët ne doganën e Muriqanit që çon për Mal të Zi. Pjesa më e madhe e atyre që presin 2 orë për të kaluar në këtë pikë kufitare janë emigrantët, të cilët kanë festuar festat e pashkëve pranë familjeve të tyre. Ditët e festave gjithnjë kanë të njëjtën problematikë në doganën e Muriqanit.

Kjo situatë nuk gjen një zgjidhje, edhe pse herë pas here në funksion janë vene sportele shtese dhe punohet me procedurë të përshpejtuar. Ju ftojmë të ndiqni Videon nga TV1 CHANNEL.