Interviste me kryetaren e fondacionit “Fëmijët shqiptar” Liri Berisha ne emisionin Portreti

April 17, 2017   | Intervista / Intervju

Mund të ndiqni emisionin “Portreti” me Hatixhe Nelaj.

Protagoniste e emisionit është kryetarja e fondacionit “Fëmijët shqiptar”, Liri Berisha, mjeke dhe bashkëshorte e ish kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha.

YouTube Preview Image

Zonja Liri Berisha bashkeshortja e ish-kryeministrit Sali Berisha e ftuar ne emisionin “Portreti” te gazetares Hatixhe Nelaj ne intervistes ka folur per autizmin te femijet dhe per fondacionin qe ajo drejton Femijet shqiptare. Zonja Berisha ka shpjeguar se autizmi eshte nje crregullim i zhvillimit te femijes i cili e shoqeron ate gjithe jeten qe ka nevoje per nje mbeshtetje te vazhdueshme mjekesore edukative sociale. Ajo prej shumë vitesh kryeson fondacionin Femijet shqiptare. Sipas zonjes Berisha ky fondacion ka per qellim tu vije ne ndihme femijeve shqiptare ne nevoje vecanerisht femijeve shqiptare me nevoja te vecanta. Ajo thote se ne kete grup problematik te femijeve me nevoja te vecanta hyn nje grup i caktuar sic jane talasemiket shume te veshtire hyjne dhe femijet me autizem. Zonja Berisha thekson se femijet me autizem jane problematike edhe per shoqerine shqiptare. Keta femije problematike jane nje problem i madh per shoqerite e pasura dhe te zhvilluara kudo ne bote pasi keta femije kerkojne nje asistence te vazhdueshme asistence profesionale te perbashket te koordinuar dhe ndoshta gjithe jeten.

Fshati nga ka origjinen Zonja Liri Berisha

Nga fshati etno-historik-turistik shqiptar, MARTINAJ, në mes dy qyteteve Plavë dhe Guci, e ka origjinën e saj LIRI BERISHA (LIRI REXHEP RAMA BALIDEMAJ) – ish ZONJA e PARE e SHQIPERISE.

Ky fshat flet shqip, ka luftue shqiptarisht, jeton shqiptarisht…

Në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare:Vuthajt në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë; Martinajt me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501

shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish shqiptarë), etj.; Dacajt në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas rregjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011)..

Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, “shumë e bukur, e re, e gjatë, e guximshme” (“Nju Jork Times”, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze “Le Petit Journal” e 28 majit 1911 e ka quajt ate “Zhan D’Arka shqiptare” (e krahason me kete heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…