Nika: Shërimi i pallmave në Ulqin po bëhet me metodën e doktorr Adhamudhit…?!!

April 19, 2017   | Opinione

Shkruan  Muhamet  Nika

Sot  duke pirë kafenë  e mëngjesit  dhe pashë  pallmat e thara  në  zemër të qytet më dhëmbi zemra  dhe thash  çfarë informacioni  më siguron makina kontrolluese   gogël për këtë gjendje alarmante. ..?! Shpejt  e shpejt shënova në te   adresën , Ulqini- komuna  – palma,  dhe  mu afruan  disa gjetje e të cilat zbulojnë  doemos edhe përgjegjësitë  për zhdukjen e tyre  të nga daltë por të sigurt, nga ku veçuam  si më poshtë:

  • Situata me pallmat , më 19.01.2015

Nga pushteti lokal u tha se , “ dëmtuesi i quajtur “Buburreci i kuq “që ka sulmuar para dy viteve palmat në komunën e Ulqinit e ka zvogëluar numrin kësaj bime tropikale për 28 rrënjë. Në komunën e Ulqinit numërohen rreth 300 palma. Është bërë prerja e palmave të dëmtuara , më pas ndezja  e tyre  dhe stërpikja e trungut me lëngë të posaçëm kundër këtij buburreci me qëllim  që krimbi dëmtues të mos kish mundësi të përhapej  në palma tjera.

Tamara Popoviq nga Ministria e bujqësisë deklaroi se…”Dy vitet e fundit shpenzimet e stërpikjes i ka mbuluar Ministria e Bujqësisë,këtë vit shpenzimet do ti bëjë vetë komuna e Ulqinit shprehet Z .Popoviq.https://www.youtube.com/watch?v=YMoYBa-CU9g

Ndërkaq,Milazim Mustafa ,sekretar për ekonomi ,deklaroi se shpenzimet për stërpikje janë goxha të mëdha ,sillen rreth 30 mijë euro,por që të shpëtojmë palmat procesi duhet të kryhet….”

  • Situata me pallmat pas dy viteve , më  02.2017

Përsëri  në takim u tha ”  Situata alarmante me bubrrecin e kuq të palmave në Ulqin”?!

“Qyqa  unë mos priça përzeta  dhe qyqa moj hanko…”-  merret vesh  se gjatë kësaj kohe  pati edhe nisma serioze për të siguruar mjete  “ nga të huajt” përmes  projekteve të zyrës IPA, por aksioni dështoi dhe  nuk u përkrah nga pushtetarët – kasapë…?!

Ndoshta “ prituan”  të marrin pjesë në takime rajonale me të huajt- pa mëditje të majme, bile  nuk  morën mundimin të shkojnë as deri në Shkodër   në një  takim pune për çështjen… ,sepse siç  u tha atë ditë nuk patën” tramapil ..” të mirë në dispozicion?!! Dhe se u kishin dalë do rrugë me do punë  më të  largëta në Evropë?!!

Andaj sot për këtë  mund të thuhet se  këta  si duket   edhe  çështjen e  mjekimit të palmave   e  kanë   kuptuar  si puna e   atij doktor ADHAMUDHIT( kupto- mutit..) të Çajupit që thoshte  në veprën e tij që : “Në se të dhëmb , njëra dorë preje , që të shpëtosh tjetrën..”?!!! Sepse  ai me këtë metodë  që e kish zbuluar vetëm Adhamudhi , sipas komedisë , kish shëruar  edhe të shoqen  duke i nxjerrë njërin sy .., për t’i shpëtuar me sukses  tjetrin…?!

Ju lutëm  mos klikoni në linkun  e dhënë më lartë sepse  do të  tmerroheni nga serioziteti i  çështjes për pallmat nga pushtetarët e që shihet nga fytyrat e shqetësuara të  pjesëmarrësve në takimin e filmuar nga TV Teuta…?!!

YouTube Preview Image