Biznesmenët nga Jordania dhe Kuvajti interesohen për tregun e Ulqinit

April 20, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Kryetarji Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, ka pritur sot për vizitë një delegacion me përfaqësues të biznesit nga Jordania dhe Kuvajti, të cilët ishin për të parë nga afër mundësitë e investimit në Komunën e Ulqinit, shkruan kryetari i Ulqinit Cungu në rrjetin social Facebook.

Së bashku me nēnkryetarin e Qeverisë së Malit të Zi, z. Milutin Simoviq patëm një takim shumë të frytshëm me biznesmenë të rëndësishëm nga Jordania dhe Kuvajti të cilët janë të interesuar të investojnë në Ulqin. Në takim ramë dakord që së shpejti të hapet tenderi për ekonominë e Shasit që përfshin rreth 80 hektarë tokë pjellore të Anës së Malit. Në këtë mënyrë do ti hapim rrugën një investimi serioz që do të prodhojë fruta dhe perime të destinuara për eksport e do të hap vende të reja pune, thuhet në faqen e tijë personale te Facebookut.

Përfaqësuesit u njoftuan me mundësitë që ka Komuna e Ulqinit për zhvillimin ekonomik duke konsideruar një numër të madh lehtësirash në fushën e biznesit që e bëjnë këtë komunë si një vend të përshtatshëm për investime të huaja direkte.

Kryetari i Ulqinit Cungu, prezantoi komunën e Ulqinit si njërën ndër komunat me një potencial mjaft të madh si në fushën e kapitalit njerëzor ashtu edhe në burime tjera të pozitës gjeografike dhe industrive të shumta që mund të zhvillohen në këtë komunë.