Kryetari Cungu në Prishtinë po mer pjesë në panairin ndërkombëtar te Edukimit, Turizmit dhe Sportit

April 20, 2017   | Turizmi / Turizam

Hapet Panairi Ndërkombëtar i Edukimit, Turizmit dhe Sportit. Qëllim kryesor i Panairit Ndërkombëtar të Edukimit, është informimi dhe ngritja e vetëdijes së studentëve rreth përzgjedhjes dhe avancimit të tyre profesional, si dhe mundësive për bursa dhe punë praktike. Në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit dhe Sportit u ekspozuan pika të reja turistike të shumta të cilat prezantohen nga Agjencitë Kombëtare te Turizmit si nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosova Lindore dhe më gjerë.

Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu tha se edhe për këtë vit Ulqini dhe qytetarët e saj janë mikpritës sepse shqiptarët janë turistë për çdo vit. Ai tha se përgatitjet për turistë janë bërë dhe më 1 maj hapet sezoni verore ku ftojë kosovarët të marrin pjesë.

Olte Lame drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, duke i përshëndetur të pranishmit vlerësoi lartë hapjen e panairit për promovimin e turizmit.

Kurse, Arbërie Nagafci, drejtoreshë e arsimit në komunën e Prishtinës, tha se ky panair mundësin promovimin e edukimit dhe në këtë panair po marrin pjesë edhe shkollat profesionale të nxënësve.

 Indeksonline

YouTube Preview Image