Nika: Një reagim për 15 vjetorin e Kohës Javore dhe pyes: Pse nuk u botua ky shkrim imi?!

April 20, 2017   | Opinione

 SHKRUAN  MUHAMET NIKA

Dashtë  zoti të mos jetë punë smire?!

Nuk po merrem fortë   këtu me atë  çfarë deklaroi  politika me këtë rast – Kryetari i Këshillit Nacional , Genc  Niman Begu  dhe as kryeredaktori  Ali Salaj , sepse  ishte rasti  që të flisnin  ashtu si folën    edhe pse  kuptohet  nuk u tha  e vërteta që kush e inicoi  ri daljen  e revistës së dikurshme e të vetme  shqipe   Koha , si Koha Javore dhe në cilat rrethana…?! Por dua të veçoj që  më habiti fakti përse  nuk ishte ftuar Mehmet  Bardhi ,  i cili për mendimin tim dhe shumë të tjerëve ,  si politikan ka bërë  për “Kohën “ dhe informimin shqip  në Mal të Zi, sa gjithë të ftuarit  e përvjetorit   së bashku  nga  viti 1996 dhe më herët?!

Dua të veçoj këtu  posaçërisht  diskutimin e zotëri  Gjekë Gjonaj  ,si më profesionisti  prej të tjerëve  që pa dyshim e njeh zanatin dhe  që e  vlerësoi lartë punën  e Kohës  Javore  si gazetë moderne  në çka nuk gaboi , por  kjo  që bën  redaksia e kohës është gjysma e të  mirës kur  ai  konstatoi  që gazeta nuk ka censurë,  mirë po  ne themi se ka auto censurë?!    Auto censura  dhe konformizmi i politikës programore  të saj për momentin   pengon  dhe dëmton  bashkëpunimin  shumëdimensional  me krijues  duke penguar si barrierë   në vetë vete edhe   fjalën e lirë. OPINIONET KEMI TË DREJTË   T’ I   SHPREHIM POR  JO  TË  GJYKOJMË- shkolla amerikane…?!!

Mbase  tash  pasi ka kaluar  atmosfera  festive  shpresoj që   si qytetar    një lloj kam  të drejtë  të jem i informuar  dhe të informoj njëkohësisht si dhe  mundësisht të   formoj opinionet që  po sjellim  në vazhdim.

Shih për këtë  shkrimin në faqen  Lajme nga Ulqini  një nga shkrimet  që nuk u botua  me shpresë se   opinioni   ka për  ta  peshuar  drejtë  çështjen?!!!

FAKTET KRYENEÇE QË HEDHIN POSHTË TEORITË SERBE TË PËRVETËSIMIT TË SHASIT RUMISË DHE KISHËS SË KRAJËS

Një pjesë të kontributit të kësaj teorie të mashtrimeve serbe në këtë aspekt e ka edhe mendimi intelektual shqiptar që është i injektuar nga atributet e mendimeve komuniste për teorinë e ndërtimit të kombit ateist.

Mendimi intelektual shqiptar fillon e del i instrumentalizuar edhe ndaj vetë vetës , që në momentin kur pason shkollën serbe të mashtrimeve dhe me çdo kusht , tenton të gjejë “kokën e turkut” për të shpallë e arsyetuar dështimet e veta, si dhe fatin e keq të tijin, që për kojshi i kanë qëlluar të jenë shqiptarët tepër religjioz – madje të besimit islam duke e cilësuar këtë si një prapambeturi të tyre…?!!

Nga ana e tjetër, ata falsifikojnë dëshmi e të dhëna faktike, ose nuk e cekin faktin që shqiptarëve u ra të ishin popull apostolik nga krishterimi i hershëm . Sipas neve këtu hapet dilema – Mbase edhe vetë Roma-Selia e Shenjtë, duke e ditur që në hapësirat e trekëndëshit Shkodër-Ulqin –Rumi, ekzistonin kulturat më të vjetra se edhe vetë Roma( mësimet e Shën Palit), të suprimuara nga kisha e Romës- Pjetri, u përcaktua që katolicizmin ta rihapë dhe përhapë, përmes Venedikut e jo Romës * që për kohën dihet  se  ish më luftarak . Edhe pse gjeografikisht ish më afër dhe i takonte ta bënte përhapjen e katolicizmit…?!!!

Personalisht, bindem edhe nga teoritë , se ne shqiptarët, si popull shumë i vjetër apostolik e së fundmi-me islam , mbi bazën e teorisë inferiore shpirtërore serbo- romake në raport me ne, u krijuan e krijohen – hapësira të mjaftueshme xhelozie  e të dyfishta. Kurse pastaj, mbi këtë bazë edhe hapësira , për të besuar në teori komplotiste që për ne shndërroheshin në kryqëzata të shumëfishta  të kohëve.

Kujtoj se edhe diferencimet dhe burgosjet në Ulqin, pas 81-shit, në esencë shtriheshin mbi shtratin e kryqëzatës së fshehtë serbo malazeze të shekujve. Si shembull , mund të ishin edhe shpotitë dhe talljet  provokuese  të  gardianëve  dhe të burgosurve , kur nuk u pëlqenin që për shembull një të burgosur shqiptar me emrin Muhamet (si puna ime), ta quanin në emër, por e quanin më të tyren- Krsto(Krisht….?!!

Çështja është plotësisht e kuptueshme, që do të thotë, të urrenin tash më – jo si shqiptar dhe irredentist, por për përkatësi fetare islame si fundament i frustrimit të mileniumit  të tyre…?!!

Praktika është duke e dëshmuar se ky mendim intelektual shqiptar, shpesh herë nuk e kupton se është duke ecur në binarët paralelë me atë serbë dhe se rrugës do të shtyhet doemos me te, pasi i takon të ndeshet me argumente të rrejshme që teoritë serbe të përvetësimit të trojeve dhe monumenteve shqiptare e kanë synim të gabuar permanent.

E tërë kjo, në rastin konkret, mendimit intelektualë komunist i ndodh kur dëshiron që pa argumente të studiuara sa duhet të pohojë se Shasin e dogjën Turqit- ashtu siç e kanë ndërtuar serbet demek edhe si qytet – me një teori të tillë për qëllime të veta…?!!

Këto të fundit mbi këto baza thurin mitin e shkatërrimit të qytetit nga turqit si mashtrimin më të madh të kohës.. Bile , bile ky mendim –  si nus produkt i injektimit të pavetëdijshëm i mitit serb , mund të haset si fantazi edhe në ndonjë krijim popullor të kohës së vonë. Për këtë punë, le të jetë ilustrim, kënga që shënon R. Ushaku në Anë të Malit, p.sh. kënga “ Nat pinxhere n’saraj të Shasit…”, ku e bija e krajlit mendon për pushtimin turk të qytetit që pritet të ndodhë dhe trimërinë (flijimin)që duhet ta bëjë në prag të pushtimit …?!!!

Ka shumë teza që e hedhin poshtë këtë teori e në këtë u binda edhe në një manifestim kushtuar rahmetli- Shejh Resim LLollës, në Ulqin ( si përfaqësues i Tarikatit), kur në fjalimin tij Kryetari i Meshihatit  të Mal të Zi, z. R. Fejziq, lartësoi shumë punën e tarikatit.?!! Ai konstatoi “që është fakt i pa mohuar  , se dervishët, ishin të kyçur në formacionet elitare ushtarake të perandorisë turke, dhe të cilat përveç tjerash kishin për qëllim të depërtonin të maskuar në formacion në vetë vendin që pritej të pushtohej duke e bindur popullsinë përkatëse që mos t’i jepet panikut , të qëndrojnë në pronat e veta të sigurt dhe në besimin (fenë )e tyre të sigurt , si jo myslimanë…”?!!!

Pastaj gabimi shihet edhe më haptas , kur nuk mund ta ndjekim këtë teori të shkatërrimit të qyteteve dhe kulteve jo islame nga turqit , që bëjnë serbët. E kjo shihet, kur na duhet të demantojmë serbet se kishën që ata e vunë në Rumi, nuk patën të drejtë ta bëjnë , sepse atje, as që ndodhej kishë serbe e as që e shkatërruan Turqit dhe se në të dy rastet kemi të bëjmë me hapësira shqiptare.

Ngjashëm rri puna edhe me Kishën e Manastirit të Krajës , i cili u përzgjodh për seli të mbretit të Zetës, në një lokalitet i cili nuk i përkiste Zetës…?!!

(II)

(Studiuesi shqiptar vendas , i cili u mor gjërësisht me këto teza të poshtra serboshqiptare duke shkruar një libër të njohur me titull: Kisha e Sherrit dhe të botuar nga Logosi 2014, është Hajrudin Muja, nga të cilat duhet veçuar si vijon, këto konstatime të autorit):

* Shasi nuk mundi të shkatërrohet nga turqit , me 1571, siç pohohet në librin “Shqiptarët në Mal të  Zi”, të Dr. Nail Dragës, sepse në vitin 1443, Shasi përmendet si katund, sikurse edhe në vitin 1476: “villa de Suazzo”…?!! Në Devterin e Kadastrit të Shkodrës (1485), Shasi figuron si fshat vetëm me dy familje të regjistruara, ajo e Stepan Ermenit dhe e Martin Koronit. Edhe kadiu i Shkodrës , më 1566 e shënon si fshat. ..?!!

* Më 1582(Ifshas) , kishte 29 kryefamiljarë(8 ) të islamizuar. Marino Bolica më 1614 e përshkruan me 120 shtëpi…?!!!

* Ndërtimi i kishës në Rumi e cila u vu atje nën pretekstin se aty na kish qenë dikur një kishë serbe , kurse ajo u shkatërrua në të njëjtin vit kur edhe Shasi(1571), siç pohojnë burimet serbe nuk qëndron sepse , nga kjo datë e deri në fundin e shekullit 19 kemi mbi 10 –tra mijëra dokumente që vërtetojnë të kundërtën.

* Kjo dëshmohet lehtë nga arkivi i Venedikut, Stambollit, Dubrovnikut, Vjenës,Cetinës, Kotorrit, ku të gjitha këta nuk përmendin as një kishë në Rumi. Por as Marin Bici(1610), e as Marino Bolica(1614), as Pjetër Budi( 1621), e Gjergj Bardhi(1637), as Françesko Leonardi( 1638), e Gjuzepe Bonaldi(1651), as Pjetër Bogdani(1657), e Eulja Çelebiu(1669), as Andrija Zmajeviq(!671), e Nikolla Erico (1692), as Vinçenc Zmajeviq(1702) dhe as të gjithë të tjerët , nuk e thonë se atje kishte një kishë ??!!!

* Argument për këtë , është edhe harta e Venedikut(1571) ku shihet se kishat janë të shënuar poshtë nën malin e Rumisë- në Tivar..?!

* Sikur të kishte një shkatërrim të tillë – si puna e Shasit, do ishte regjistruar nga dokumentet e vjetra venedikase, të cilat kanë të dhëna për kohën, edhe në se dikush dikujt i kishte vjedh dhinë tjetrit , në Mal të Zi, e jo më të mos ketë për kishën në maje të Rumisë.

* Tjetër,fakti se kur qyteti i Tivarit, ra në dorë të Turqve, banoret katolikë atje u lanë të lirë në statusin shoqëror dhe fetar e dëshmon më së miri këtë. Thjeshtë konfirmohet se  banorët u lanë të lirshëm të rrinin në besimin e vet. Liria e

besimit në Tivar, u arrit me urdhër të   Sulltan Selimit të Dytë , në vitin 1582, që u garantonte banorëve të Tivarit, lirinë e besimit duke u lënë kishat në dorëzim si dhe mbarimi i disa kishave pas kohës së pushtimit turk në rrethinën e Tivarit dëshmon  qartë tolerancën turke të kohës….?!

* Gjithashtu do përmendur këtu edhe konstatimin e serbit, Dragolub Todoroviq, i cili në librin për Qosiqin pohon se të gjitha objektet e kultit serb u ruajtën më mirë, mu aty ku nuk kish serbë(kupto ishin shqiptarët)?!! Autori , duke arsyetuar kështu, sjell edhe një dëshmi tjetër se si familja e Isa Boletinit, në fshatin Boletin, kish ngritur atje madje edhe një kishë serbe për tu lutur shërbëtorja ..?!!!

*Po çfarë mund të ketë qenë në Rumi –sipas neve?!

Cekim këtu, se kur janë në pyetje malet e shenjta- Sipas traditës, anë e kënd  rruzullit tokësorë, njerëzit janë të prirë të besojnë që atje lart qëndron diç me një forcë mistike.

* Shikuar në thellësi të besimeve, kemi rastin, të besimi hindu- ku besohej se Mali Meru ishte mal kozmik. Ai konsiderohej si pika më e lartë e botës dhe qendra e të gjitha krijesave. Aty sipas tyre jetonte Brahma, babai i gjithë racës njerëzore( mbase emri , mund të jetë një version hindus i emrit Biblik ABRAHAM.

* Sipas mitit të besimit hindus, aty u formuan pastaj edhe të gjitha krijesat pas tij, si: dielli , hëna dhe gjithë yjet. Andaj vizita e këtyre maleve të larta në ditë të caktuara, konsiderohej si sakrilegj i veçantë kurse ata gjatë ngjitjes bartnin me vete edhe simbolet e tyre duke menduar se me këtë mund të lanin një mëkat ose shtonin një fat (si një shërim smundjeje, berojkat të lindnin fëmijë, të arrihej një fitore lufte etj).

* Kjo traditë ishte dhe është , e përhapur në të gjithë vendet e botës . Në maja pingule malesh, ku nuk kish mundësi e vend të vendosnin gurët ngritnin muret. Më i famshmi sot nga këto mure gjigande, gjendet në Irlandë.

* Tjetër- Shpesh , kur afër nuk kish maje të larta , njerëzit caktonin një vend ku tubonin gurët dhe me kalimin e kohës, formohej një mal artificial, një pikë më e lartë ku bëheshin lutjet për zotin-diell.

* Jarçek mbron tezën se këta, më pas, mund të shndërroheshin në varreza kolektive – kujto tumbat ilire. Ngjashëm me këtë   po duket rri puna  edhe me Malin e Rumisë dhe krahinat për rreth saj si dhe në vetë Krajën, arrin e dëshmon Muja ku gjejmë shumë mikro toponime mogilash…?!!

* Shembuj të këtyre gurëve të mbledhur gjinden sa të duash edhe në Anë të Malit ne për njërin prej tyre , do të flasim më poshtë , si puna e mikro toponimit Magila në fshatin Rashtishë, (v-j).

* Tjetër  gjithashtu autori përmend se si Gjuriqi shënon  se  edhe kranjanët kishin kishën e tyre të Shën Prenës(kishë shumë e përhapur te shqiptarët për mitin e cilës folëm në një

rast tjetër-v.j), dhe mblidheshin te ajo, njëherë në vit, duke bartur simbolin e vet – kryqin dhe me te ia mësynin majës së malit duke besuar se kjo u sjell fat( si në brahmanizmin hindus).?!! Kurse një veprim të tillë e bëjnë edhe sot…?!!!

Të gjitha këto janë fakte kryeneçe që hedhin poshtë teorinë serbe të përvetësimit të etnosit të hapësirës sonë iliro shqiptare?!!