Nika: Kur s’ke punë luaj derën?!!

April 21, 2017   | Opinione

Shkruan Muhamet Nika

Kështu me këto fjalë  na u drejtoheshin gjyshet  në shtëpi  kur  si fëmijë ia fusnim kot , demek se diç po bëjmë  duke bërë  zhurmë  sa për të tërhequr  vërejtjen.

Prandaj kështu   e kuptoj   dhe  e vlerësoj  atë që ndodhi si aktivitet  kulturor   e fetar në Ulqin, për sa i përket  bashkë organizimit  duke mos e kuptuar rolin  e  stemës( logut)të komunës diku     në bisht  të simboleve  tjera që  shihni   në afishen  si më poshtë të bashkë organizatorëve.

Po  të mos  isha nga Ulqini  ose  po të kisha qenë diku larg për shumë kohë  dhe po të kisha  parë këtë  afishe  për organizimin fetar   që ndodh  në Ulqin  me temën begatitë  në ndryshime  , ku mysafir  del të jetë një i huaj nga Amerika  e largët dhe që përkrahet  edhe nga bashkësia  islame e qytetit  e sidomos  Komuna e Ulqinit si bashkë organizatore  do kisha kujtuar  se këtu diçka nuk është në rregull me ndryshimet . ..?!

Vetë  titulli  e dëshmon këtë e sidomos  aq më tepër  kur kësaj i rri pas  edhe  Amerika e largët  dhe  Qendra  për Kulturë e  Ulqinit ( një mega shtet  me një mini komunë,  me mini kulturë…)?!!

Këtë të fundit  me zor edhe  e  njoha  në vargun e simboleve  të  vënë në afishe kur hetova  të na dalë edhe  me një simbol   të  shpikur  privat para një institucioni publik –  të tipit të  Kapitollit  …?!!

Unë mund ta kuptoj se  në Ulqin numri  “i të pa punëve ..”  në   shoqata  është rritur  tej mase dhe  mirë që gjejnë”të marrë… “, për të vjelë ndonjë  fond –  pra edhe në këtë mënyrë, por  jo   në emër të interesit  të përgjithshëm – stemës  së komunës,  ku jemi të gjithë taksa pagues.

Simboli  i komunës  dhe i kulturës  nuk  e kishin vendin aty, përveç  nëse dikush me këtë  “ shplan  ndonjë pare..”. Prandaj edhe pyesim a mos po  keqpërdoret …?!!!!

Nuk na është e njohur  që  kuvendi  të ketë miratuar  organizime të këtij lloji. Për ndryshe  kjo dëshmon  qartë se pushteti aktual i Ulqinit  nuk din as ke përkrahë dhe duhet të përkrahë  dhe as pse  ka nevojë ”   që të fshihet ..” me simbolin  e vet   pas bishtit të te tjerëve ose pse të tjerët pas tij. Monopol në përdorim të tij  në këso  rastesh dihet kush  ka .

Fatkeqësisht  simbolin e komunës  sot   e sheh  të jetë kudo në mënyrë spontane …., duke më kujtuar  kështu një material që më ra në dorë i   kohës  së djegies   së barakës së Sizit  pas tërmetit  të 79 – tës, e në të cilin thuhej në mbledhje që   vula e  institucionit  qarkullonte  prej dorës në dorë e nuk dihej  më se kush kujt  ia  merrte  dhe ia jepte  e  pse?!!

Për fund – Ju që jeni jashtë , për këtë që thamë , mos u shqetësoni  shumë “ ndryshimin si pasuri…”  në Ulqin e gjeni si e keni lënë . Neve  po iu  garantojmë   se nuk kemi ndryshuar  fare ?! As për(r)mirë…., as për keq…?!

Sepse  nuk e kemi   po duket  as ndjenjën e ndryshimit  përkarshi  jush që edhe  mund  ta keni fituar  nga jashtë …?!!