Befason Ruzhdi Hasanaga, shkruan ‘fjalë të urta’ popullore ulqinake (Foto)

April 23, 2017   | Intervista / Intervju, Lajmet / Vijesti

Ruzhdi Hasanaga i njohur për doktor veterinar i Ulqinit që bënte gjat jetës aktive, fansat e Facebookut mund të mësojnë nga Ruzhdiu edhe fjalë të urta popullore nga Ulqini, transmeton Ismet Karamanaga në faqen e tijë të Facebookut.

Nga Ismet Karamanaga

23.04.2017
RUZHDIU, siç nuk e kemi njohur!!
Mbrëmë të shtunen, me 22.04.2017 në “Qendrën për kulturë” të Ulqinit u bërë përurimi i librit i Ruzhdi HASANGAËS,
“ Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”


Ishte kjo një befasi e rallë, për të gjithë ata të cilët pak e shumë e njohin Ruzhdiun, të themë më mirë, të cilët kanë menduar se e njohin. Të gjithë ne e njohim Ruzhdiun si një njëri të “but” të qetë, modest, një nëri i cili nuk di ta ngrisë zërin asnjëherë. Ruzhdiu gjithmonë ka qenë i pashëm, elegant i veshur, markant dhe i folur. Të gjithë anëtarët e fisit Hasanga janë të mirë të veçantë, mirëpo, Ruzhdiu dallohet, është i jashtëzakonshëm i rallë.


Prandaj, edhe themë se ishte kjo një befasi, një suprizë e këndshme për shumë intelektualë dhe shkrimtarë nga Ulqini dhe më gjërë. Më një pasion të madh dhe më një përkushtim të veçantë mbi 40 vite, Ruzhdiu ka grumbulluar thesarin popullor, fjalët e urta popullore dhe fraza, të cilat ende edhe sot përdoren në gjuhën tonë të bukur. Fjala e shkruar mbetet dhe ruhet nga harresa. Edhe unë themë se Ruzhdiu siç e thot edhe ai në librin e tij, “kam jap një ndihmesë kunder harresës, në përtrirjen e traditës kulturore, në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së folur.”
Ky ishte edhe qëllimi i tij. Unë do të stoja, se Ruzhdiu e arriti këtë qëllim, dhe padyshim kjo libër gjithmonë ka me qenë një burim për studius të gjuhës dhe thesarit tonë popullor.
Në këtë mbrëmje solemne, për veprën e autorit folën edhe panalistët të ftuar, Hajro ULQINQKU, Hajredin KOVAÇI, si edhe mysafiri nga Shqipëria prof.dr. Stavri TRAKO. Disa spjegimeve e disa termave i dha edhe prof. Dr. Ruzhdi USHAKU.

Ismet Karamanaga Facebook