Hapet ekspozita ”Familjet fisnike shqiptare në Koprin Venedikas” në Ulqin

April 24, 2017   | Ngjarjet - Events

Në Galerinë e Qendrës Kulturore të Ulqinit do të bëhet hapja e një ekspozite të titulluar “Familjet fisnike shqiptare në Koprin Venedikas”.

Ky eveniment organizohet nga shoqata “Labeatet”, në bashkëpunim me shoqatën “Iliria” dhe drejtorin e Bibliotekës Kombëtare në Koper të Sllovenisë, Peter Shoka.

Siç dihet, dy prej familjeve kryesore, në “Koprin Venedikas”, familja Bruti dhe Bruni, të cilat shquhen për kontributin e tyre të veçantë, janë me prejardhje ulqinake. Ekspozita do të hapet më datë 25.04.2017, në ora 20:00.

Ekspozita do të realizohet me përkrahjën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe Organizatës Turistike-Ulqin.