Në Ulqin nis manifestimi “Të gjithë për turizëm – 2017”

April 24, 2017   | Turizmi / Turizam

Organizata Turistike e Ulqinit me përkrahjen e Komunës së Ulqinit, zyrtarisht do të bëje hapjen e sezonit turistik veror për vitin 2017, me manifestimin tashmë tradicional Të gjithë për turizëm. Manifestimi do të filloje me 29 prill me Panairin e artizaneve dhe aktiviteteve me rastin e Ditës ndërkombëtare të vallëzimit me 30 prill, duke vazhduar me simpozijumin *Servantesi ndër kohëra* dhe *Detaria e Ulqinit*, festivalin e këngës qytetare *Servantes* që do të mbahen me 3, 4 dhe 5 maj, Sfilatën e modës me 6 maj dhe ekspozitën D olcinium Art me 07 maj.

Programi në vijim:

Sigurisht, qëllimi ynë është që të gjithë turistët që festat e 1 Majit do ti kalojnë në Ulqin, që besojmë që do të jenë të shumtë, të zgjasin pushimet e tyre dhe të kënaqen me aktivitetet që do të organizohen në këtë periudhë.

Festat e 1 majit tradcionalisht festohen në Adën e Bunës, në Plazhin e madh dhe gjirin e Valdanosit me familje dhe shoqëri, ndërsa të gjithë ato që do të bëjnë organizime për këtë fest janë:

Hoteli Otrant feat Bamboo – May Fest 2017

Copacabana beach  – Festa e 1 Majit me kengëtarin e njohur Aco Pejoviq

Riva Hotel and Riva Club Feat Lips Bistro – May the party be awesome

Hotel Cruiser – May Party

Me këtë rast ftojmë të gjithë të vizitojnë Ulqinin sepse mund të themi që këto festa nuk festohen kaq shumë bukur në asnjë vend si në vendin tonë.