Teatri “Teuta” i Ulqinit sot në Teatrin Eksperimental në Tiranë

April 24, 2017   | Kulturë / Kultura

Teatri “Teuta” i Ulqinit po zhvillon një tur shfaqjesh në Shqipëri me premierën “Nana”.

Pas shfaqjes që u dha me 22 prill në teatrin ‘Migjeni” në Shkodër teatri i diasporës shqiptare do të ngjitet këtë të hënë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët Vjosa Tasholli, Muho Uruçi, Anes Kurti, Albana Kurti Zeçeviq dhe Bashkim Alaj.

“Nana” e cila me regji të Munib Abazit, ngjarjet zhvillohen në një familje, e cila jeton në kushte jo shumë të mira financiare dhe ndryshimi i gjendjes familjare vjen kur në këtë familje të varfër shtohet edhe nusja.

Nusja arrin të prish marrëdhënien në mes të nënës dhe djalit dhe situata fillon të ftohet deri në atë pikë saqë djali heq dorë nga përkujdesja ndaj të ëmës, dhe vendos të largohet nga shtëpia bashkë me gruan e vet.

Ndërsa, çifti i cili u largua nga shtëpia për një jetë më të rehatshme, nuk arrijnë të gjejnë qetësi, mbasi që problemi ishte po te ata të dy, të cilët nuk arritën kurrë të gjejnë një gjuhë të përbashkët, rrëfen regjisori.

Në një konferencë për mediat, aktorët e trupës teatrit të Ulqinit janë shprehur se po punojnë fort që teatri të zhvillohet në nivele të mira artistike.

Shqiptarja