Cungu apelon për investime në Ulqin në Forumin Ekonomik të Pejës – Video

April 26, 2017   | Ekonomia / Ekonomija

Në Pejë u mbajt forumi ekonomik shqiptarë. Ky forum  i organizuar nga prodhuesit shqiptarë të Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipëria mblodhi shumë prodhues nga vendi, rajoni dhe diaspora., raporton portali TV Teuta.

Forumi ekonomik i prodhuesve shqiptare I cili u mbajt me 21 prill ne Peje grumbulloi afariste dhe prodhues te shumte mbarekombetare, te cilet shpalosen nevojat e tyre per zhvillimin e prodhimeve te veta si dhe sfidat me te cilat ballafaqohen ne tregun vendas dhe te huaj. Ne forum ishin te  pranishem edhe pjesemarres nga Ulqini me ne krye Nazif Cungun, kryetarin e Komunes  i cili ne fjalen e rastit tha se ne Komunen e Ulqinit kemi mundesi te shumta per investime duke i ftuar bizneset shqiptare qe te vijne dhe te investojne ne Ulqin.

Ai theksoi se ne Ulqin veprojne dy klube te biznesit UBA dhe BKA te cilet me nje lidhshmeri te perbashket arrisin te jene prezent ne cdo pjese. Cungu apeloi tek qeverite se duhet te kryejne hapjet e rrugeve per te cilat jane nenshkruar vendimet, sepse me hapjen e rrugeve dalim nga izolimet dhe u jepet mundesia zhvillimeve te shumta.

YouTube Preview Image