Nika: Bardhi largohet nga zyra pas 27 vitesh, e perzen Cungu

April 26, 2017   | Lajmet / Vijesti, Opinione

Shkruan  Muhamet Nika

Cungu perze Bardhin nga zyra në komunë?!

Me  një rregullore “ të pa shkruar “ Kuvendi i Ulqinit  klubeve të partive parlamentare  që kanë   më  së paku 2 këshilltarë  u siguron zyre pune.  Kështu  edhe LD në MZ në Ulqin, nga koha kur kjo parti  kish  jo  2,  por 22 këshilltarë e deri  më  sot  mbanë një zyre në komunë.

Kjo  asaj “ i takoi “ edhe atëherë  kur   nuk kish fare këshilltarë në komunë. Po edhe tashti  që ka një këshilltar  në kuadër të koalicionit me Gjekën.

Këtyre ditëve merret  vesh se kryetari i Komunës  Cungu ,  i urdhëron Bardhit,  të lëshojë zyrën dhe  pikërisht  tani kah fundi i mandatit që është disi e çuditshme , pasi “ demek  ende  funksionon” koalicioni  i gjerë “ i tyre.

Mbaj mend  që në fillim të kësaj përbërje  parlamentare – pas zgjedhjeve të fundit, kur si shef i shërbimit  për punë të përgjithshme  m u desh  të thyej zyrën  e PPD-së, Ali Rexhës, me dhunë  pasi e kish uzurpuar  atë me forcë jashtë vendimit të këshillit drejtues  të partisë dhe rregullores së pa shkruar…, t’i kem thënë  atëherë Cungut,” çfarë të bëjmë me Bardhin sepse as atij nuk i takon zyre për parti në komunë?”  ….Dhe a të bëjmë  një rrugë e dy punë?! Ndërsa përgjigja  e tij  në këtë ish  e shkurtër , por  shumë e qartë dhe sarkastike: ” Jo sepse na duhet ….?!!!”

Për hir  të së vërtetës,  duhet të thuhet se  këshilltari i vetëm i LD në MZ në parlament të Ulqinit,  që i bie të jetë Hajredin Kovaçi  ishte  deklaruar  haptas , por jo me zhurmë….,  se nuk e përkrah  punën e koalicionit të gjerë ?! Dhe që vërtetohet se  shpesh herë  për votime kyçe ,  ai del jashtë  sallës  dhe valëve me celularin  e tij?!!!

Ndërsa  nga ana e tjetër  edhe krye shefi i  policisë komunale si kuadër i Bardhit, Saubih Mehmeti,  u  shpreh  për  gazetë  me një deklaratë  tepër  të çuditshme  ose  që  unë nuk arrita ta kuptoj se si edhe ai, “nuk  ka koalicion me Forcë…”?!Por  edhe për kundrejt  kësaj , si kuadër …, ka  “ bashkëpunimin  shumë të mirë dhe korrekt  me Cungun …”. E  si është  e mundur  një  gjë e tillë , unë   nuk arrij ta marr vesh”?!