Cungu: Binjakëzimi i Ulqinit dhe Kayl të Luksemburgut në mbështetje të sektorit të mjedisit + Foto

April 29, 2017   | Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Delegacioni i qytetit të Ulqinit në krye me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungu, me kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiqi, Hadixha Gjoni, Mustaf Gorana dhe Asllan Llunji, qëndruan në takimin përmbyllës me anëtarët e qytetit Kayl nga Luksemburgu kryesuar nga kryetari i saj Xhon Lorent.

Bëra një vizitë në komunën Kayl të Luksemburgut, në kuadër të binjakëzimit që kjo komunë ka me Ulqinin. Miqve tanë iu shpreha mirënjohjen për dy projektet me të cilat na kanë përkrahur. Po ashtu, biseduam për tërheqjen e turistëve në bregdetin tonë dhe për nisma të reja në fushën e mbrojtjes së mjedisit, thuhet në faqen e Facebookut të kryetarit të Ulqinit Nazif Cungu.

Në konferencën me gazetarë u dhënë vlerësime dhe u tha që ky bashkëpunim i ndërsjelltë do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të përfshijë edhe fusha të tjera të parapara me marrëveshjen e bashkëpunimit. Mysafirët duke shprehur konsiderata të larta për nikoqirët dhe pritjet që i janë reservuar theksuan se për komunen Kayl të Luksemburgut mund të llogarisni edhe në mbështetjen eprojekteve të nominuara të komunës se Ulqinit.