Ulqini qyteti unik që nuk ka Porton e vetë

April 29, 2017   | Reportazh / Reportaža
Ulqini ka pozicion të favorshëm bregdetar duke e bërë vendin tonë, për shekuj me radhë një pikësynim të shteteve të huaja, të cilat nga qëllimi për të pasur një pozicion kyç në Ballkan, përdorën të gjitha mjetet për ta zotëruar Detin Adriatik, si dete që luajnë një rol të rëndësishëm tregtar për lidhjen e Lindjes me Perëndimin.
Në këtë luftë për ekzistencë, për mbrojtjen e bregdetit, për të zhvilluar tregtinë, për të jetuar, lindi dhe u zhvillua detaria e popullit tonë, gjithnjë mes luftrave nga brenda dhe jashtë, pa patur qetësi, duke mos u rritur asnjëherë si qytetë me Portin Detar që Ulqinit i takon.
Duke u bazuar në analizat e Naim Flamurit, ai bën diferencën dhe ngjashmërin e qytetit të Ankonës në Itali dhe Ulqinit në Mal të Zi ku thuhet:
“te dy keto vende jane buzz adriatikut, njera ball tokes italisë, ma i vogel sesa Ulqini ka portin detar ku vijn e shkojn AnijeT e m’dhaja…kurse ky ball tokes JONNN ku flassin Shqyp as Barkat e vogel skan Liman!??? si shpjegohet kjo…
QE SI ESHTE E MUNDUR QE PORTI LIMANI TE MOLJA MADHE MU TE MURET E KALAS ULQINIT, E NDERTUEM MU PER KETE QELLIM ME GJITHA PARAMETRAT NDERKOMTARE, KU KANN ANKORU ANIJET E MEDHA DERI TEK VITET E 70 HUMBI LINJET DETARE…E ULQINI ME HUMBJEN E LINJEVE DETARE…ZHDUKET NGA FAQA E PORTEVE…, SHUHET, VENITET, ZHDERGJET, ZVENITET NE HUMBJEN E HORIZONTEVE PER BREZAT E METEJM. PA PORT DETIT ULQINI NUK ESHTE ULQIN” thuhet në faqen e Facebookut Naim Flamuri.

 

Ky qytet është nga më të bukurit e unikët dhe për këtë arsye është quajtur me emrin “Ulqini Florini”.

Në fakt më shumë se 520 mijë turistë nga 174 vende kanë vizituar vitin e kaluar këtë qytet dhe këtë vit pritet një rritje më e madhe. .

Nuk duhet të lëmë pa përmendur edhe plazhet e bukura të Ulqinit, të cilët konsiderohen si më të veçantët e Malit të Zi.

Mirpo kjo nuk mjafton. Ulqinit i duhet një Porto që e pati në kohën mesjetare ku kalorësi gjerman Arnold fon Harf, në vitin 1496, duke kaluar nëpër të gjithë bregdetin shqiptar nga Ulqini në Durrës dhe në ishullin e Sazanit e përshkruan Ulqinin shumë afër njëri tjetrit me një Porto që u prit që në atë kohë të behet realitet.

Pelegrin gjerman Arnold fon Harf gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, në vitin 1496 shkruan:

“Nga Ulqini në Durrës udhëtuam në një det të keq rreth 70 milje…në breg të detit kanë ndaluar 15 anije me vela, ndërsa në breg sheh disa anije të vjetra, të mbytura disa vite më parë.
Në këtë periudhë flota detare e popullit tonë u nda në dy pjesë:
Pjesa më e madhe në Kotorr e Budvë në veri dhe Pargë e ishuj në jug, nën flamurin Venecian, pjesa më e vogël, në Ulqin në veri dhe në jug, në Himarë, nën flamurin turk.

Petro Roza, konsulli Venecian, që ndiqte çdo hap të flotës vendase, ia referon senatit gjendjen në këtë mënyrë: “ Ulqinakët janë gjithmonë për t’u pasur frikë, por do të jenë më të rrezikshëm nëse nuk merren masa të forta kundër tyre. Duhet zhdukur njëherë e mirë kjo “Infame nido di ladroni”, (çerdhe e poshtër hajdutësh).

Po ky konsull në letrën e tij të datës 30.06.1707, njoftonte Republikën se Flota Ulqinake dhe ajo Durrsake numuronin 250 anije të mëdha e të vogla….Por kjo është histori tjetër