Vazhdojnë përpjekjet për revitalizimin dhe rikonstruimin e “Beledijes” dhe “Shtëpisë së Pashës”

April 29, 2017   | Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

Mbrëmë me 28.04.2017 në Qendrën për kulturë të Ulqinit, Bashkësia islame e Ulqinit, Qendra për kultur dhe Bashkimi i krijuesve shqiptarë në Malin e Zi, kanë organizuar një “Tryezë të rumbullaktë” për revitalizimin dhe rikonstruimin e “Beledijes” dhe “Shtëpisë së Pashës”.
Këto dy objekte kanë një rëndësi të veçantë për qytetin tonë, mirëpo, sipas vendimit e Entit Republikan për mbrojtjen e momenteve të kulturës nga Cetina, kanë qenë të kategorizuar në grupin e dytë të përmendorëve të trashëgimisë tonë. Këto dy objekte kanë një vlerë kulturo – historike të madhe për qytetin tonë, por edhe për popullatën në përgjithësi.
Prandaj, edhe diskutimet e panelistëve Kryeimamit ef. Ali Bardhit, Dr. Nail Dragës dhe arkitektes e njohur z. Suada Ismailaga ishin një apel organeve kompetente të Komunës për ndihmë dhe për ndarjen e mjeteve për rindërtimin e këtyre objekteve.
Për informatë lexuesëve , këto objekte janë sot në gjendje të mjerueshme, janë total të shkatërruara.
Objektet e trashëgimisë tonë i kemi lënë shumë pas dore, duke filluar prej “Beledije”, “Shtëpisë së Pasës”, si edhe të “Shtëpisë e familjes Zec” në Ranë, e cila është dhuruar Komunës, pastaj Krojet të shumta, në veçanti ai i Xhamisë së Pashës, Hamami i Xhamisë së Pashës, dhe Çarshia e vjetër.
Prandaj, një inicijativë e tillë është e mirëpritur dhe e përshëndetur nga të gjithë ne. Përkrahja e organeve dhe institucioneve publike ka një rëndësi të madhe, pasi që këto objekte mund të vehen në shërbim të turizmit , por edhe për nevoja të ndryshme, fetare a po shoqërore në përgjithësi.
Në mbrëmje ishin prezent edhe studentet e arkeologjisë nga Viena, të cilët janë duke bërë një Projekt për kategorizimin e Kalasë tonë për kyçjen e saj në Unesco. Është kjo një inicijativë e Shoqatës Shqiptaro Amerikane në krye me zotri Cafo BOGËN, një ndihmë e madhe e jashtëzakonshme e këtij entuzijasti të rallë. Është kjo një vazhdimsi i Simpozijumit mbajtur në hotelin “Mediteran” të dedikuar Kalasë tonë, qytetit tonë.

Nga Ismet Karamanaga Facebook