Festa në Ulqin, sonte dhe neser, për të pritur me muzikë dhe argëtim – Video

April 30, 2017   | Lajmet / Vijesti

Ulqinakët përgatisin çdo gjë me kujdes ditën e 1 Majit ku shënohet edhe kulmi i festimeve në këtë qytet. Ndërsa mëngjesi duhet të gjejë çdo gjë gati.

Kjo ditë tradicionalisht festohet në formën e një pikniku në natyrë ku njerëzia i gëzohet stinës së ngrohtë dhe lulëzimit, por padyshim janë fëmijët ata që shijojnë çdo gjë duke lënë pas dimrin e ftohtë për të vrapuar lëndinave me lule, dhe plazheve të Ulqinit.

Në këto mbrëmje festive, Ulqini vizitohet nga një numër i madh i mërgimtarëve dhe rinisë nga Kosova, Shqipëria dhe shumë vende nga rajoni.

Mos mungoni, hajdeni për t’u argëtuar në Ulqin