Dritan Ylli: Duhen urgjent investime në rrugën që lidh Shqipërinë me Malin e Zi

May 2, 2017   | Shtypi / Mediji

Dritan Ylli, kandidati i LSI-së në Qarkun Shkodër ka reaguar sot për gjendjen në të cilën ndodhet rruga kryesore që lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Në një status në Facebook, Ylli shprehet se rruga që ka fluksin më të madh të automjeteve, përveç se ka mungesë ndriçimi nuk ka as hapësirën e duhur që duhet të ketë një rrugë turistike.

Ylli u bën apel institucioneve të marrin masa urgjente në nisje të sezonit turistik.

“Shikoni c’ndodh sot ne rrugen qe lidh Shqiperine me Malin e Zi, permes pikes doganore te Muriqanit ! Rruga me fluksin me te madh te qytetareve qe kalojne nga njeri vend ne tjetrin ! E ngushte sa me s’ka dhe e pandricuar ! Jemi perpara sezonit turistik ! Apel institucioneve te bejne sa me pare ndricimin e rruges ! Duhet patjeter te mendohet per nje plan zgjerimi te kesaj rruge, qe do te ndihmonte shume zhvillimin e turizmit, biznesit te sherbimeve dhe punesimit ne rrethin e Shkodres!”,- shkruan Dritan Ylli në Facebook.

KOHA JONË