Kida performon në festën “May Fest” në Ulqin + Foto

May 2, 2017   | Lajmet / Vijesti

Artistja kosovare Orhidea Latifi po qëndron në Ulqin pasi sonte do të performojë në një nga klubet e këtij vendi.

Para fillimit të mbrëmjes muzikore, Kida ka zgjedhur të relaksohet në rrezet e diellit dhe me pamje nga deti, shkruan lajmi.net.

E veshur me një palë xhinse dhe me një bluzë të shkurtër, ajo dukej për mrekulli si zakonisht.

Në fotografinë që publikoi ajo në rrjete sociale, komente të shumta i erdhën nga ana e fansave, duke i shprehur dashurinë që kanë për të. /Lajmi.net/

YouTube Preview Image