Promovohen traditat e detarisë së Ulqinit + Foto

03.05.2017

Detaria e ULQINIT
Mbrëmë në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm” gjithashtu u organizuar një aktivitet i jashtëzakonshëm i dedikuar detarisë të famshme Ulqinake. Ishte ky një manifeastim i organizuar nga Muzeu i Ulqinit në “Kullën e Ballshajve në Kala”. Panelistët Gazmend ÇITAKU, Ibro MILLA si edhe autori kryesor i kësaj mbrëmje Gazmend KOVAÇI, folën për detarinë e famshme Ulqinake.
Edhe unë në fjalën përshëndetëse në emër të Kalasë, përmenda ndërmejet të tjerash edhe të ndjerin, zotri Sari RESYLBEGOVIQIN , i cili ka luftuar që në kuadër të Muzeut të hapet edhe Muzeu i detarisë tonë. Ishte ky një vizion një ide e këtij banori të Kalasë, por edhe drejtorit e “Qendrës për kultur”, të asaj kohe. Sot mund të shihet se ai ka pasur plotësisht të drejt, pasi që qytetit tonë i mungon ky institucion. Duhet të hapen arkat të vjetra dhe të gjitha sendet, fotografitë, shkrimet , dokumentat të cilat i posedojnë familjet e famshme detare dhe të kapedanëve tonë, të ruhen në një vend. Një gjë e tillë u përkrahë nga të gjithë të pranishmit.

Ismet Karamanaga Facebook