Vdes piktori i shquar shqiptar ulqinak RUDI GOGA

May 4, 2017   | Lajmet / Vijesti, Ngjarjet - Events

04.05.2017

IN MEMORIAM:

Të mërkuren, me 03.05.2017 në moshën 69 vjeçare ndërroi jetë RUDI GOGA
Rudi Goga ka qenë një njeri modest, i qetë dhe i mirë. Ai ishte edhe njëri nga themeluesit e “Art Clubit”, ku ka dhënë një kontribut të madh për avansimin e kësaj Shoqate, të cilën unë e vlerësoj si Akademinë e arteve e shqiptarëve në Mal të Zi.
RUDI ishte një piktor akademik i talentuar me grada të larta artistike, të fituar në Gjermani, ku ka studiuar dhe specializuar Grafikën. Në grafikë padyshim Rudi GOGA ka lënë gjurmë të pashlyera në artin tonë figurativ.
Ekspozita të shumta flasin qartë për aktivitetin dhe veprat e këtij piktori. Rudi Goga ka një vend të veçantë në majen e piramidës të shumë piktoreve tonë, me famë Europiane.
Kritikët e artit e kanë vlerësuar shumë, dhe ende e vlerësojnë veprën e tij, si piktor i zellshëm, i vyer, i talentuar dhe i respektuar në mesin e artistëve në përgjithësi.
Pikturat dhe grafikat e tij të shumta, stolisin sot shtepitë dhe galeritë anë e mbanë vendit tonë, por edhe jasht vendit , kudo ku ka shkelur këmba e tij. Monografia e botuar para dy vitesh është një vepër monumentale, e cila flet qartë për veprën e madhe të këtij piktori akademik të talentuar.
Rudi Goga ishte edhe një ndër banorët e Kalasë tonë , ku ka jetuar dhe ku ka vepruar. Ai padyshim ka lënë një zbrasti të madhe në artin tonë në përgjithësi.
Rahmet pastë. Inshalla shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet.

Ismet Karamanaga Facebook