Kreatorja Edita Nimanbegu paraqet koleksionin më të ri në Ulqin më 6 Maj

May 5, 2017   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

Sonte mbahet eventi madhështor ‘Ulcinj Fashion Night’

Kreatorja e modës Edita Nimnabegu nesër më 6 Maj nxjerrë defilen në qytetin e vjetër të Ulqinit që paraqet koleksionin më të ri për vitin 2017 pranverë – verë në ora 21:00.

Ajo do i prezanton publikut koleksionin e fustaneve të mbrëmjes, të titulluar “(Un)Veiled” i “She Who Fell to Earth”“ në të cilin kanë dominuar modelet futuristike të punuar nga llojet e ndryshme të materialit.

Në këtë koleksion ajo ka sjellë kryesisht fustane me dizajne të llojllojshme, por më së shumti fustane solemne dhe tejet elegante.

Këto fustane do jenë të prezantuar nga modelet dhe Lea Jankoviq (L&G design), Muho Uruçi dhe Anela Zuberoviq.

Ky manifestim është i sponsorizuar nga Organizata Turistike e Ulqinit.

YouTube Preview Image