Raiçeviq dhe Kyubo fitues të turneut nderkombëtarë ”Cungu & Co Open 2017”
Në klubin e tenisit Bellevue ka perfunduar turneu ndërkombetarë për grupmosha deri në 14 vjet ”Cungu & Co Open 2017” .
Fituesi i këtij edicioni tek djemtë është tenisti nga Mali i Zi Danilo Raiçeviq, i cili në finale ishte më i mirë se françezi Gillian Osmont me rezultat 6:4, 4:6, 6:3.
Tek vajzat Japonezja Kubo Kyoka ishte bindshëm më e mirë se kundërshtaret e saja, dhe pa asnjë set të humbur ka arritur të shpallet kampione e turneut . Në finale fitoi kundër Fatma Idrizoviq nga Serbija me rezultat 6:1 , 6:2.
Edhe një rezultat i mirë për tenistët nga Mali i Zi është vendi i dytë në konkurencën e çifteve ( double ), ku Danilo Raiçeviq dhe Petar Jovanoviq arritën deri në finale, ku u mposhtën nga françezët Osmont dhe Ngijoll Carre me 7:6, 6:2.
Finalja e turneut për vajza në double i ka takuar çiftit Rozalija Grunchinsky (POL ) dhe Kubo Kyoka (JAP), të cilat u ballafaquan me tenistet nga Rusija Ksenija Agureva dhe Sofiya Ostrofskaya me rezultat 7:5, 6:0
Shpërblimet për fituesit e turneut i ndau tenisti i klubit Bellevue Rrezart Cungu dhe njëherit edhe përfaqësues i sponzorit gjeneral të turneut Cungu & Co.
Klubi i tenisit Bellevue – Ulqin